Muslimanët u arrestuan në Mianmar për mësimin e Kur'anit

Publikuar në Mars 14, 2017, 1:46 a.m.

Forcat e sigurisë të Myanmar-it arrestuan  tetë muslimanë në shtetin Rakhine në perëndim të vendit me akuzat e "mësimit të Kur’anit".

Sipas agjencisë së lajmeve Arakan, 15-të anëtarë të tjerë të grupit të pakicës muslimane u burgosën sepse qëndruan në xhami pas namazit.

Forcat ushtarake të Mianmar-it filluan shtypjen kundër muslimanëve në shtetin Rakhine pas një sulmi në rojet kufitare të vendit më 9 tetor 2016, ku mbetën  të  vdekur nëntë policë, për vrasjen e tyre qeveria fajësoi muslimanët.

Ka raporte se të paktën 400 persona janë vrarë, më shumë se 2.500 shtëpi, xhami dhe shkolla fetare janë shkatërruar, tri fshatra janë shkatërruar  krejtësisht gjatë rrethimit ushtarak. 

Qeveria e Myanmar-it ndërkohë ka bllokuar qasjen humanitare dhe mediat në Rakhine.

Kryeqyteti i Malejzisë, Kuala Lumpur, priti në një takim të veçantë  ministrave të jashtëm nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) në fillim të këtij muaji për të diskutuar gjendjen e muslimanëve.

Kryeministri i Malajzisë, Naxhib Razak në fjalën e tij të hapjes në këtë takim tha se vendet muslimane duhet të bashkohen për të ndihmuar  persekutimin e muslimanëve.

Ai tha se kriza në Rakhine nuk ishte më çështje e brendshme e Mianmar-it, duke theksuar se kishte prekur tashmë shtetet fqinje.



Burimi : IQNA News