WikiLeaks ka publikuar dokumentet e CIA-së për spiunazh

Publikuar në Mars 9, 2017, 12:04 a.m.

Organizata WikiLeaks,  dje ka publikuar një pjesë të sasisë së dokumenteve sekrete të CIA-së  e  cila ka mbikëqyr ur telefonat të mençëm, televizorët dhe pajisje tjera elektronike, dhe ka edituar porosinë në Twitter në të cilin ceket se kanë publikuar më pak se 1% të dokumenteve të cilët i kanë marrë.

Të përkujtojmë, organizata cek se dokumentet i kanë marrë nga personat prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Natyrisht  burimet e sigurta nuk ceken, por sugjerohet se dokumentet e WikiLeaksit i kanë dërguar personat”nga brenda”, me siguri të punësuarit brenda  CIA-së.

WikiLeaks ka publikuar dje 8761 dokumente  me emërtim”Zero Nul”, por cekin se fjala është për një numër të vogël të dokumenteve të cilët e quajnë”Thesari 7”. Nuk është e njohur se kur do të publikohen edhe dokumentet tjera, por vet fakti se janë publikuar një pjesë dhe  sipas kësaj sugjerohet se së shpejti do të mund të pasojnë edhe publikimet e reja.

Dokumentet e publikuar gjatë ditës së djeshme kanë zbuluar shumë çka, në të vërtetë  në to theksohen se si CIA posedon metodat shumë të sofistikura të spiunimit të personave nëpërmjet pajisjeve  të ndryshme elektronike, bile edhe kur janë të ç’kyçur, duke përfshirë televizorët, telefonat të mençur, lojtarët e konzolës dhe pajisje tjera.

Në shënjestër ishin edhe sistemi operativ Google Android  i cili  gjendet në 85% të telefonave të sotshëm të mençur. CIA poashtu me lehtësi mund të mbikëqyr edhe kompjuterët me sistem operativ Microsoft Windows, ceket në raportin e djeshëm të WikiLeaksit.



Burimi : advance.hr