Gratë kanadeze do të veshin shaminë në solidaritet me muslimanët
Një grup i grave kanadeze, të cilat premtuan që do të vënë shaminë islame për një muaj pas Ditës Botërore të Shamisë për të treguar solidaritet me gratë muslimane dhe janë shprehur se ka qenë një përvojë pozitive, mes rritjes së Islamofobisë dhe ndjenjën raciste në Amerikën e Veriut dhe në pjesën tjetër të botës..
Sipas Radios Publike Kombëtare Kanadeze dhe TV CBC, shtatë gra nga Fort McMurray, Alberta, premtuan se do të mbulojnë kokën e tyre dhe trupin dhe do të shmangen nga pijet e ndaluara, në përputhje me udhëzimet Islame për një muaj, në një nismë e quajtur "Motra e Shamisë."
Ndërsa disa nga ato thanë, ato janë të motivuara për t’u mbuluar me shami pas një sulmi nga një xhami në Quebec, ku u vranë gjashtë muslimanë duke u luten brenda, ndërsa të tjerët kanë thënë se janë kundër përgjithësimit të padrejtë të muslimanëve paqësorë si terroristë të dhunshëm.
Gratë thuhet se kanë thënë se mbajtja e shamisë islame i ka mundësuar ato për të ndërtuar miqësi me muslimanët që jetojnë në Fort McMurray, ndërsa ato vunë në dukje se ato nuk ishin trajtuar ndryshe, edhe pse ata kanë marrë "një shikim pak të vështirë nga njerëzit."
Pjesëmarrësit gjithashtu thanë se veshja e shamisë i ka bërë ato të ndjehen më mirë.
Një pjesëmarrëse me emrin Tarra Melanson madje tha se ajo ndjeu se ajo është më përfaqësuese e feminizmit kur mbanë shaminë, se sa kur nuk e mbante shaminë.
"Sepse tani kur dikush flet me mua, ata më shikojnë në fytyrë. Ata flasin me mua. Çfarë dëshirojnë të mësojnë nga unë, kush jam, çfarë inteligjence kam, “ tha ajo për CBC.
Ka 1,053,945 muslimanë në Kanada, të cilët përbëjnë rreth 3.2 për qind të popullsisë.
Sipas një regjistrimi të bërë në vitin 2011, një në pesë vetë në Kanada është i lindur jashtë vendit. Vendi ka kohë që është vlerësuar se ka përqafuar diversitetin.
Karta Kanadeze e të Drejtave dhe Lirive, e cila është e vendosur në Kushtetutë, ofron mbrojtjen e të drejtave fetare dhe të tjera.
Burimi : Daily Sabah