Tabloja e ekonomisë Informale në Shqipëri dy vitet e fundit

nga Alma Prifti | Publikuar në Jan. 25, 2017, 2:26 a.m.

Në Shqipëri, ka rën shpesh në sy konflikti ndërpolitik bazuar ekonomisë informale dhe detyrimeve kundrejt saj. Ne e dime se Ekonimia informale nuk është gjë tjetër vecse pjesë e GDP-së e padeklaruar në shtet e cila i shpëton sanksioneve qeveritare. Shumë prej nesh përpiqen t’u shmangen detyrimeve ligjore-taksore ndaj shtetit. Këto shmangie nuk kanë bërë gjë tjetër vecse kanë rënduar ndjeshëm buxhetin e shtetit. Duke qen se ekonomia formale\fiskale është e lidhur ndjeshën në kontekst rruazor me sankionet e tjera apo shërbimet, cdo veprim i zhdrejt informal sjell kaos në ecurinë e ekonomisë së vendit.

E kujt po i duhet se nuk paguajnë ata apo ai? Do të lindte ndjeshëm pyetja. Në fakt, ky neglizhim i kërkesë-llogarisë i një ( X) qytetari kundrejt një qytetari tjetër (Y), nuk bën gjë tjetër, por godet xhepin dhe mirëqenjen e vet këtyre dy komponentëve.

U bë objekt i thellë debati në lidhje me kamatvonesat e falura të energjisë elektrike për banorët e Institutit Bujqësor Kodër Kamëz nga qeveria Berisha me kontekstin se, ato familje ishin në nevojë dhe nuk mund të paguanin energji elektrike. Në këtë rast, energjia u fal për gati 800 banorë në 8 godina të atij Instituti për 8 vite me radhë. Pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ku u ndërrua edhe komponenti qeverisës, keta banorë u gjobitën me një vlerë rreth 1000.000 Euro për vitet 2010-2014 që ata nuk kishin paguar. Ky vendim i Ministrisë së Energjetikës dhe OSHEE-se, ngriti në protesta të përditshme banorët e amnistuar nga ish-qeveria. Protestat u shtypën me dhunën e shtetit policor, si dhe u kritikuan nga pala tjetër e qytetarëve të cilët kishin paguar rregullisht energjinë. Kryeministri, Edi Rama, e quajti këtë amnisti si të dëmshme për ekonominë e vendit si dhe për zhvillimin e reformës energjetike për arsye se këto para, po të ishin mbledhur për 4 vite, do të frynin, me rreth 1000.000 euro, buxhetin e shtetit dhe këto të ardhura do të shkonin për ecurinë e reformës energjetike drejt koficentit pozitiv. Më tepër të ardhura, më tepër shërbime, më tepër energji elektrike, gjithashtu më pak lek për të paguar. Kështu e analizoi këtë vendimmarrje Ministri Rama gjatë momentit që shtypte dhunshëm protestat.

Nuk u ngrit kurrë një tablo në lidhje me politikën informale të dikastereve drejtuese. Dihet se, mosdeklarimi i të ardhurave vjetore për frymë, apo mosderdhja e taksave, dënohet me ligj në cdo vend të Botës. Kujtoj këtu skandalin e futbollistit me famë Botërore, Kristjano Ronaldo, i cili u përfol, nga ekonomistët, si shkaktar i dëmit ekonomik në buxhetin e shtetit, sepse u ishte shmangur taskave të shtetit duke fshehur një pjesë të së ardhurave të tij.

 E njejta akuzë mbërtheu edhe për Presidentin e SHBA-së Donald J. Trump gjatë kohës kur ai ishte ende kandidat, por ishte një akuzë e pabazuar në fakte të bindshme. Në Botë, informaliteti dënohet me ligj për të gjithë, pavarësisht se kush dhe sa i fuqishëm je. Në Shqipëri, ky fenomen lë për të dëshiruar, ku “thonjët” në fyt shkojnë tek qytetari më i pafuqishmi, kurse i fuqishmi dhe i pushtetshmi nuk deklaron pasurinë duke u bërë, kështu, pjesë e informalitetit ekonomik. Të ardhurat e tyre, nëse respektojnë politikën fiskale, do të sillnin një rritje të ndjeshme të ekonomisë, duke prodhuar të ardhura të bollshme për fondet publike. Shërbimi do të përmirësohej dhe nevoja për huamarrje (borxh publik) do të binte me koficent të ndjeshëm. 

Fig 1. Tabelë përfaqësuese e Ekonimisë Informale

 

Nëse do të bëjmë një krahasim me dy vitet e fundit, do të shohim se nuhatet një ekonomi informale, sidomos në atmosferat qeverisëse. Politikanët dhe Deputetët janë pasuruar duke treguar ditë pas dite, të ardhura marramendase krahasuar me 2 apo 3 vite më parë. Sherbimi ndaj qytetarit pothuajse ka vdekur, duke i detyruar, këta të fundit, të preferojnë sherbimin e sektorit privat. Buxheti i shtetit nuk mund të mbushet vetëm nga taksapagues qytetar, por duhet edhe sektori drejtues i cili zotëron të ardhura më të larta dhe përfaqëson taksën më të lartë sipas të ardhurave për muaj apo vit. Kjo mungesë taksapasive, ka ndikuar ndjeshëm në thesin e shtetit dhe, për këtë arsye, është rritur ndjeshëm nevoja për të dhën atë c’ka ishte e publikut, pra u krijuan koncesionet me fondet publike në favot të privatëve duke menduar se

sektorët privat do t’i paguajnë taksë të konsiderueshme shtetit për favorin e koncesionit. Por, ky vendim rezultoi pozitiv për sektorët dhe firmat e huaja private edhe negative për shërbimin publik apo të ardhurat publike. Populli nuk i përballon dot cmimet e larta të shërbimit privat duke pasur rrogë të ulët nga mesatarja mujore. Sektori privat, në këtë rast, nuk prodhon të ardhura prej uljes së kërkesës, dhe kështu krijohet kolapsi ekonomik financiar me shkaktar të gjenezës vet ekonominë. 



Burimi : Media e Lire