U përurua xhamia më e madhe në kryeqytetin e Sudanit

Publikuar në Jan. 10, 2017, 9:32 p.m.

Xhamia më e madhe në Kartum, kryeqyteti i Sudanit, u përurua në lagjen al-Azhar të kryeqytetit.

Sipas faqës të internetit smc.sd website, zyrtarë politikë dhe fetarë dhe figura të shquara, si dhe grupe të ndryshme të njerëzve ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes e xhamisë të xhumanë.

Xhamia është financuar nga Instituti i Bamirësisë i Emirateve Arabe,  thuhet në raport.

Duke iu drejtuar ceremonisë, ambasadori  Emirateve të Bashkuara Arabe në Sudan, Muhammed Hamad Al Xhunaibi, e përshkroi  xhaminë si një simbol të dijes dhe një vend për promovimin e mësimeve të Kur’anit dhe mësimin përmendësh të Librit të Shenjtë. 

Ai gjithashtu vuri në dukje se Instituti  i  Bamirësisë al-Faxhr  deri më tani ka ndërtuar 300 xhami në vende të ndryshme.

Gjithashtu foli edhe  Xhabir Idris Uvaisha, një zyrtar fetar sudanez , i cili e përshkroi se shkuarja në xhami është një mënyrë e mirë për t’u shmangur ekstremizmit dhe sfidave të tjera me të cilat përballet rinia sot.

Ai po ashtu ka falënderuar institutin për ndërtimin e 28 xhamive në krahina të ndryshme të shtetit afrikan. 

Republika e Sudanit është një shtet në Afrikën Veriore.

Islami është feja më e madhe në Sudan dhe popullsia muslimane është 97 për qind, duke përfshirë edhe grupe të shumta arabe dhe jo-arabe. Pjesa e mbetur prej 3 për qind janë të krishterë apo i përkasin feve tradicionale



Burimi : IQNA News