Libia zyrtarisht shpall çlirimin e Sirtes nga terroristët e ISIS-it
Lideri i Qeverisë së Unitetit të Libisë, Fajez al-Sarraxh të shtunën zyrtarisht shpalli fundin e operacioneve ushtarake në Sirte, pas çlirimit nga grupi terrorist ISIS dhe me focën e armëve çliroi territor të rëndësishëm në Libi. Sarraxh, kryeministri i ngarkuar i ka paralajmëruar terroristët se lufta nuk ka përfunduar.
Tetë muaj pas fillimit të operacioneve kundër terroristëve të ISIS-it në qytetin bregdetar të Sirtes "Unë zyrtarisht kam shpallur fundin e operacioneve ushtarake dhe çlirimin e qytetit," tha Sarraxh tha në një fjalim televiziv dy javë pas shpalljes se zona ishte në kontrollin e forcave besnike të qeverisë.
Çlirimi i Sirtes, u njoftua më parë më 5 dhjetor, dhe rriti autoritetin e mbështetur nga OKB-ja të Qeverisë të Sarraxhit sipas Marrëveshjes Kombëtare, e cila filloi në Tripoli, por e cilia kontestohet nga një administratë rivale me bazë në Libinë lindore.
Sarraxh e bëri njoftimin në Sirte në përvjetorin e parë të nënshkrimit të një marrëveshje paqeje në Marok. Por lufta e gjatë kundër terrorizmit në Libi nuk ka mbaruar," paralajmëroi ai, duke theksuar nevojën për të bashkuar forcat ushtarake në "një ushtri të vetme."
Burimi : Libyan express