Fuqia shkatërruese e bombës atomike

Publikuar në Dhj. 9, 2016, 2 a.m.

Me 6 gusht 1946 në ora 2.45 në mëngjes, bombarduesi amerikan Enola Gay, të cilin e ka drejtuar koloneli Paul W. Tibbets ka fluturuar nga ishulli i vogël Tinjan në Pacifikun perëndimor. Në vend të bombave konvencionale dhe armatimit, ai ka bartur vetëm një bombë, të rëndë 4090 kg, të quajtur Little Boy (Djaloshi). Caku ishte qyteti japonez Hiroshima.

Avioni Enola Gay bombën atomike të quajtur”Djaloshi” me bazë të uraniumit e ka lëshuar në ora 8.05 sipas kohës lokale në lartësi prej 9.450 metra. Bomba atomike ka shpërthyer mbi qytetin Hiroshima në lartësi prej 570 metra. Nga shpërthimi dhe stuhia e zjarrtë e cila ka pasuar në vend të ngjarjes janë vrarë rreth 80.000 njerëz dhe janë plagosur rreth 70.000 njerëz. Sipas disa vlerësimeve temperatura në sipërfaqe të tokës afër qendrës së shpërthimit të bombës atomike ka arritur gjer në 5000 shkallë Celsius. Vala me fuqi goditëse ka arrit shpejtësinë prej 800 km në orë, gjersa stuhia e zjarrit ka shkatërruar pothuajse të gjitha objektet në perimetrin prej 12 kilometra katror. Shpërthimi enorm ka shkaktuar renë e nxehtë të pluhurit dhe grimcat në formë të kërpudhës në lartësi prej 15 kilometrave.

Tre ditë pas sulmit atomik mbi Hiroshimën, bomba atomike e ashtuquajtura Fat Boy, me bazë të plutoniumit është hedhur mbi qytetin tjetër japonez Nagasaki. Edhe pse ishte  me fuqi shpërthyese më të madhe, ka shkaktuar vdekjen e rreth 40.000 njerëzve dhe plagosjen e rreth 60.000 njerëzve. Malet përreth Nagasakit dhe pjesërisht caku i shpërpushur kanë shpëtuar një numër të madh qytetarësh japonez.

Pas përfundimit të Luftës së dytë botërore, filloi periudha e ashtuquajtur Lufta e Ftohtë, në të cilin pasoi gara në armatim në mes dy superfuqive botërore, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish Bashkimit Sovjetik. Në këtë garë bombat atomike kanë luajtur rolin kyç. Gjersa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish Bashkimi Sovjetik kanë kryer me qindra prova të bombave atomike, bota në frikë e ka vështruar fuqinë marramendëse shkatërruese të armëve të reja bërthamore.

Bomba më e fuqishme atomike e detonuar ishte ajo ruse e quajtur“Bomba perandor”, gjegjësisht RDS-220, bomba hidrogjenike. Bomba hidrogjenike e quajtura” Bomba perandor”ishte aq e madhe , e gjatë 8 metra dhe me diametër 2,1 metra, e rëndë 27 tonelata, ashtu që atëherë bombarduesit rus më të madh i ishte larguar pjesa e bazës dhe rezervuarit që të mund të ishte e mbështetur. Bomba është hedhur nga lartësia prej 10.500 metra, dhe ishte me parashutë, e cila e ka ngadalësuar rrënjën për të dhënë kohë të mjaftueshme ekuipazhit të avionit që të largohet nga vendi i shpërthimit. Bomba hidrogjenike e ashtuquajtura ”Bomba perandorake” ka rënë në arkipelagun e quajtur Novaja Zemlja, në pjesën veriore të Rusisë kontinentale. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që është ndier edhe në Finlandë(900 km larg), në të cilën në disa shtëpia ishin thyer xhamat, ndërsa vala goditëse ishte aq i furishme sa që e ka përshkruar botën tri herë. “Kërpudha” e shkaktuar pas eksplodimit ishte e lartë 65 kilometra.

Shumë nga bombat e cekura kurrë nuk janë detonuar, sikurse bomba termonukleare amerikane B 41. Sipas fjalëve të autori të saj, historianit të shkencës në Institutin Teknologjik Stivens në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , ajo është bërë me qëllim të ndihmojë  viziualizmin e armatimit nuklear në kushte e arsyeshme, që çdo shfrytëzuesit të përafrojë vëllimin e pabesueshëm të shkatërrimit të saj.



Burimi : Al Jazeera