Shiat e stilit britanik, Vehabizmi, dy anët e intrigës në Botën Islame

Publikuar në Nën. 6, 2016, 10:38 a.m.

Hoxha i shquar iranian kritikoi shiitë e stilit anglez  dhe vehabizmin si dy anët e intrigave të cilat janë duke komplotuar kundër Islamit dhe muslimanëve.

Ajetullah Abbas Ka'abi, anëtar i Shoqërisë së Mësuesëve të Seminarit të Kumit, u takua me një grup ekspertësh nga Indonezia  të Ministrisë së  Çështjeve Fetare, që kanë të bëjnë me nevojën e solidaritetit dhe vigjilencës ndaj komploteve armiqësore kundër muslimanëve, njoftoi Agjencia e Lajmeve Taqrib (TNA).

"Sauditët janë burimi i intrigave dhe komplotve  në Botën Islame,", tha ai dhe bëri thirrje për më shumë vigjilencë ndaj intrigave saudite.

Ajetullah Ka'abi theksoi, "mosmarrëveshja jonë me sauditët nuk është e për dallimet që kanë shiitët me sunnitët apo edhe dallimi i etnive. Por është Selefizmi dhe aleanca strategjike e Mbretërisë Arabe me sionistët. "

Ai shprehu keqardhjen se Arabia Saudite është shndërruar në një aleat të sionistëve dhe qendër e intrigat në rajon. 

Hoxha iranian dënoi Arabinë Saudite  për gjakderdhjen në Jemen dhe kritikoi  organet ndërkombëtare për heshtjen mbi krimet e Sauditëve.

Ajetullah Ka'abi vuri në dukje se një mosmarrëveshje tjetër e Republikës Islamiketë Iranit  me Arabinë Saudite është mbi grupet Selefste dhe  tha:    "Bazuar në dokumentet ndërkombëtare, numri më i madh i grupeve Tekfiriste të gjithë globin është në Arabinë Saudite të cilat janë rritur që nga 11 Shtatori 2001 (9/11.")

Përfaqësuesi i Provincës Kuzistan në Kuvendin e Ekspertëve theksoi, "Ne nuk kemi pasur asnjë mosmarrëveshje me komunitetin sunnit dhe me besime të tjera të ndryshme që praktikojnë besimet e tyre në liri të plotë në Iran."

Ai përshëndeti Konferencën e Çeçenisë, ku elitat Sunnite kanë përjashtuar Vehabizmin nga besimi sunni.



Burimi : Taqrib News Agency (TNA)