Libani i Ri

nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Nën. 1, 2016, 2:21 p.m.

Në Liban ka filluar një periudhë e re politike me presidencën e Sad Haririt përballë kryeministrisë së Mishel Aun, ku ka mbaruar edhe “lufta e ftohtë”, që ekzistonte vetëm për Libanin që prej vitit 2005; megjithatë kjo periudhë nuk jep një siguri për paqe.

Gjenerali Mishel Aun, i cili duke qënë se i doli kundër rendit shtetror që ku krijua nga Marrëveshja e Taifit në Liban 16 vite më parë, kohë gjatë së cilës ai ishte Komandanti i Ushtrisë ka jetuar i arratisur, deri më tani kur u kthye për të qënë president i shtetit.

Fillimi i kësaj periudhe të re politike në Liban nuk ka lidhje me faktin që presidenti i ardhshëm do të zgjidhet pas 2 vite e gjysëm; kjo periudhë e re ka të bëjë drejtpërdrejt me faktin që si president i vendit u zgjodh pikërisht ky personalitet si Mishel Aun.

Kjo për faktin se, në mënyrë të paparashikuar, Lideri i Partisë El-Mustakbel, Sad Hariri pasi arriti të rezistonte për dy vjet e gjysëm, vetëm javën e shkuar shpali mbështetjen e tij për zgjedhjen president të Mishel Aunit, gjë që solli bashkimin e Libanit duke shpërbërë kolaicionet e 14 Marsit dhe 8 Marsit, të cilat e kishin ndarë në dy pjesë që prej vitit 2005.

Për këtë aryse, në këtë Liban i Ri, nën kryeministrinë e Sad Haririt dhe presidencën e Mishel Aunit, nuk do të ketë asnjë ngjarje dhe zhvillim i cili do të shkojë përshtat me ekuilibrin skajor të 14 Marsit dhe 8 Marsit.

Rendi në Liban pas vitit 2005 dhe roli i Mishel Aunit

Rendi i Libanit në ndarjen skajore për shkak të 14 Marsit dhe 8 Marsit, të cilat u bënë shkak për ndarjen e vendit në dy pjesë u formua pas atentatin që iu bë Refik Haririt në vitin 2005. Megjithatë, edhe atentati ndaj Refik Haririt erdhi si pasojë e zhvillimeve që kishin filluar që në vitin 2000, nën kushtet e krijuara në vend për shkak të ndarjes së politikës së brendshme në dy skaje të kundërt.

1- Në muajin maj të vitit 2000, Hizbullahu çliroi anën lindore të Libanit nga pushtimi Izraelit. Në sajë të kësaj situate, numri i popullsisë në Liban dhe në të gjithë rajonin së Hizbullahut dhe të Sirisë që kishte një pjesë të ushtrisë në Liban u rrit ndjeshëm.

2- Amerika, e cila menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 menjëherë pushtoi Afganistanin, dhe më pas në vitin 2003 pushtoi Irakun filloi të fliste për një rend të ri rajonial që në fillim e kishte quajtur “aksi i të keqes” dhe që më pas vendosi t’i vërë emrin “Projekti i Madh i Lindjes së Mesme”.

3- Në vitin 2004 u morr vendimi me numër 1559 i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për tërheqjen e Sirisë nga Libani dhe për çarmatosjen e Lëvizjes së Hizbullahut. Madje, edhe Franca e cila i kishte dalë kundër ShBA-së në OKB përsa i përket pushtimit të Irakut, e mbështeti ShBA-në në vendimin 1559.

4- Në vitin 2004 u vra me anë të një sulmi me bombë ish kryeministri i asaj kohe në Liban Refik Hariri. Me shpalljen e Sirisë dhe Hizbullahut si fajtorë për këtë vrasje, kërkohej që të përshpejtohej periudha e miratimit të vendimin 1559 të KS për tërheqjen e Sirisë nga Libani dhe për çarmatosjen e Hizbullahut.

Mishel Aun, i cili jetonte i syrgjynosur në Francë që prej vitit 1989 duke qënë se i doli kundër Marrëveshjes së Taifit me pretendimin se kjo marrëveshje nuk ishte në favor të të krishterëve u kthye në Liban pas vrasjes së Haririt duke shfrytëzuar momentin kur ekuilibri i ri në vend ishte kundër Sirisë.

Megjithatë, në të kundërt të asaj që pritej, ai nuk pati një rol në krijimin e koalicionit të 14 Marsit që përbëhej nga ata që ishin kundër Sirisë, por kishte ndikim në krijimin e koalicionit të 8 Marsit i cili u formua në marrëveshje me Hizbullahun.

Luftrat e Nxehta në Rajon dhe Lufta e Ftohtë e Libanezëve

Faktorët e  krijimit të skajeve të kundërt në “Luftën e Ftohtë” në Liban nuk ishin faktorë etnik, fetarë apo sektarë. Kjo për faktin se në të dy koalicionet qoftë atë të 14 marsit, apo në atë të 8 marsit gjendeshin përfaqësuesë politikë të përzierë fetarë, etnikë dhe sektarë.

Për shembull, konkretisht në koalicionin e 14 Marsit gjendeshin këto grupe: Partia El-Mustakbel nën udhëeqjen e Sad Haririt (sunni), Partia Përparimtare Socialiste nën udhëheqjen e Velid Xhanbolatit (durzi), Partia Ketaib nën udhëheqjen e Emin Xhumejjil (i krishterë) dhe Partia Forcat e Libanit nën udhëheqjen e Semir Xhaxhas (i krishterë).

Ndërkaq, në koalicionin e 8 Marsit gjendeshin grupe të këtilla politike si Hizbullah (shii), Emel nën udhëheqjen e Nebih Berri, Parita Demokratike nën udhëheqjen e Tallal Arslan (durzi), Lëvizja për Liri Kombëtare nën udhëheqjen e Mishel Aunit (i krishterë), Lëvizja Tevhit nën udhëheqjen e Bilal Shabanit (sunni).

Në fakt, në një përqindje shumë të konsiderueshme, kjo ndarje skajore në Liban ka ndodhur për shkak të reflektimit të marrëdhënjeve dhe aleancave të fuqive ndërkombëtare dhe rajonale që janë në favor të Izraelit  dhe kjo gjë mund të reflektohej dhe shihej qartazi në të dalën kundër Sirisë.

Pikërisht për këtë arsye, koalicioni i 18 Marsi, që në thelb ishte kundër Sirisë mbështetej nga ShBA-ja dhe aleatët e saj, ndërsa koalicioni i 8 Marsit, që në thelb ishte mbështetëse e Sirisë u mbështet nga vetë Siria dhe aleatet e saj.

Humbja e parë e koalicionit kundër Sirisë

Vendimi numër 1559 i OKB-së që parashikonte tërheqjen e Sirisë nga Libani dhe çarmatosjen e Hizbullahut ishte një mjet politik i cili kishte për qëllim drejtimin e Libanit drejt projektit “Lindja e Re e Mesme”  i cili u prezantua për herë të parë pas pushtimit të Irakut nga ShBA-ja.

Me dëbimin e Sirisë nga Libani u përmbush me sukses hapi i parë i këtij projekti; megjithatë hapi i dytë i projektit, i cili përmbante çarmatosjen e Hizbullahut dështoi kur Izraeli  humbi luftën e korrikut të vitit 2006 .

Humbja e Luftës së Korrikut nga Izraeli nuk u kushtëzua vetëm në shndërrimin në trajtë  të pazbatueshme të planit Lindja e Re e Mesme, ajo gjithashtu rriti numrin e antarëve të aleancës së koalicionit të 8 Marsit dhe të aleatëve rajonal, si Siria dhe Irani.

Për arsyen se edhe pse kolaicioni i 14 Marsit kishte marrë shumicën e parlamentit në vitin 2004, ata nuk arritën që pas vitit 2007 të pengonin arritjen e krijimit të qeverive të bashkimit kombëtar me të drejtë veto-je nga kolalicioni i 8 Marsit dhe kështu nuk arritën të zgjidhnin si president të vendit kandidatin e tyre.

Fitorja e kujt është presidenca e Mishel Aunit?

Pas Luftës së Korrikut, gjatë ushtrimit të pushtetit nga kolaicioni i 14 Marsit, ata nuk arritën që të zëvendësonin me kandidatin e tyre Emin Xhumejjilin, presidentin e asaj kohe Emil Lahudin që ishte mbështetës i Sirisë, po kështu as kolalicioni i 8 Marsit nuk arriti të zgjidhte kandidatin e tyre, Mishel Aunin kështu që zgjidhja e kësaj krize presidenciale kaloi në kopetencat e Komandantit të Ushtrisë së asaj periudhe Mishel Sulejmanit.

Thënë ndryshe, në një mënyrë kriza e presidencës së vitit 2008 nuk kishte as humbës as fitues. Megjithatë, Sad Hariri, në një mënyrë krej të papritur javën e kaluar, bëri një lëvije të këtillë që duke hequr dorë nga kandidati i kolaicionit të 14 Marsit, mbështeti aleatin e Hizbullahut, Mish Aunin.

Ky zhvillim që solli dhënien fund të krizës presidenciale  2.5 vjeçare ishte një fitore për Hizbullahut përsa i përket politikës së brendshme dhe një fitore për Sirinë dhe Iranin për nga pikëpamja rajonale.

Sipas atyre që këtë zhvillim e kanë parë si fitore të Sirisë dhe të Iranit, fakti që Hizbullahu e mundi Izraelin në vitin 2006, kur Plani i Lindjes së Re të Mesme parashikonte që me shkatërrimin e Hizbullahut të detyronte Sirinë t’i nënshtrohej Izraelit ishte një dështim për ata, ashtu siç ishte një dështim edhe rezistenca dhe qëndresa 6 vjeçare e Sirisë për planin e shkatërrimit të Hizbullahut nëpërmjet rebelimeve që filluan në vitin 2011 në Damask.

Duke marrë parasysh këto kushte, sauditët nuk mundën ta refuzonin zgjedhjen presiden të Mishel Aunit për arsyet e mëposhtme.

1- Sauditët i kanë prerë shpresat se në Siri mund të ndodhë revolucion.

2- Duke qënë se ka qëndruar shumë kohë larg presidencës, sunnitë e Libanit janë zhveshur nga ndikueshmëria e Sad Haririt. Tashmë kanë dalë në pah lider të rinjë sunni dhe sauditët duke dashur të konsolidojnë ndikimin e Haririt nëpër ambjentet sunni u detyruan që t’i dorëzohen kandidaturës presidenciale të Mishel Aunit kundrejt kandidaturës së Haririt.

3- Për shkak të krizës ekonomike që ka kapluar sauditët, ata nuk janë gjendje as të parandalojnë falimentimin e kompanisë OJE të Haririt, për këtë arsye kanë sakrifikuar vendin e presidentit, duke lejuar që presidenca t’i kalojë Mishel Aunit, duke bërë të mundur që të vazhdojë të mbajë në këmbë njerëzit e vet në Liban.

4- Sauditët tentuan që t’i prisnin rrugën Mishel Aunit dhe të prishnin koalicionin e 8 Marsit, duke mbështetur një kandidaturën për president të një tjetër aleati të Hizbullahut Sulejman Fransi; megjithatë, duke qënë se Hizbullahu nuk hoqi dorë nga kandidatura e Aunit, ata dështuan edhe në këtë tentativë.

Nuk ka fitues, ka fituesë

Prof. Muhammed Nureddin i Universitetit të Libanit duke folur për “Lajmet e Lindjes së Afërt” është shprehur se ai e sheh me skepticizëm tesë se zgjedhja president e Mishel Aunit ka qënë “fitore për Aksin e Qëndresë dhe shpartallim për sauditët”.

 Sipas Prof. Muhammed Nureddinit, zgjedhja president e Mishel Aunit mund të shihet si një fitore për Hizbullahun; megjithatë kjo “fitore” mund të shihet si e këtillë duke pranuar se është pranuar edhe zgjedhja kryeministër e Sad Haririt.

Nga ana tjetër, zgjedhja e Aunit si president i vendit e ka vënë Hizbullahun ballë për ballë me vetë aleatët e koalicionit të tij. Për shembull, që në momentin kur u eleminua kandidatura e Sulejman Fansiut ka filluar një ftohje marrëdhëniesh e paprecendencë mes Hzibullahut dhe Lëvizjes Emel, e cila ka qënë kundër zgjedhjes së Mishel Aunit.

Pa dyshim që e njëjta situatë mund të ndihet edhe mes antarëve të koalicionit të 14 Marsit. Kjo për arsyen se ka shumë antarë të këtij koalicioni që kanë reaguar kundër parashtimit të Mishel Aunit si kandidat për president nga Sad Hariri. Për këtë arsye, sipas Prof. Muhammed Nureddinit me zgjedhjen e Mishel Aunit si president i vendit nuk do të ekzistojnë më as kolaicioni i 14 marsit, as ai i 8 Marsit.

Nga ana tjetër, Mishel Auni, që tashmë e kishte kthyer në slloganin e tij politik kundërshtimin e Marrëveshjes së Taifit dhe shtimin e kompetencave të presidentit ka pranuar në një marrëveshje me Haririn që t;i qëndrojë besnik Marrëveshjes së Taifit.

Në këtë situatë, zgjedhja e Sad Haririt si kryeministër i vendit dhe i Mishel Aunit si president nuk mund të shihet si fitorja e njërës palë dhe humbja e plaës tjepër. Kjo për arsyen se, pala që mund të shihet si fituese ka pasur humbje të mëdha dhe pala që shihet si humbëse ka arritur fitore të mëdha.

Një periudhë e re për konflikte të reja në Liban

Dihet se kompetencat e presidentit në Liban janë të kufizuar, ndërsa kompetencat e kryeministrit mund të konsiderohen të fuqishme vetëm në sajë të ndarjes së roleve të ministave.

Për këtë arsye, për të vendosur se cila palë ka dalë fituese dhe cila humbëse nuk mund të mbështetemi vetëm tek zgjedhja e Haririt si kryeministër dhe Aunit si president, por duhet të shihet se si do të shpërndahen ministrat dhe si do krijohet qeveria.

Qeveria libaneze përbëhet nga 24 ministri – sistemi i zgjedhjes së ministrave mbështetet në kushtin e zgjedhjes së 12 ministrave muslimanë dhe 12 ministrave të krishterë, duke marrë parasysh se ata mund të zgjidhen edhe jashtë parlamentit.

Hizbullahu është shprehur se nga 12 ministritë që marrin muslimanët (5 sunni, 5 shii, 2 durzi) ka vendosur që t’ia lërë në dorë Nebih Berrit që të vendosë për ministritë e shiive në mënyrë që të rregullohet marrëdhënia e tyre me Lëvizjen Emel.

Për këtë arsye, do të jetë Lëvizja Emel, e cila është shprehur fuqishëm se është kundër Mishel Aunit që do të vendosë cilët do të jenë minstrat e ministrive që do t’u jepen shiive.

Sigurisht që kjo nuk do të jetë e vetmja gjë që do të ndikojë në të ardhmen e politikës së re të Libanit; megjithatë në një formësim politik ku nuk bëhet më fjalë për koalicione të skajshme si 14 Marsi dhe 8 Marsi, vendimet strategjike do të meren me shumë mundësi në mënyrë shumë më të lëkundur sesa më parë.

Për arsyen se edhe pse kolaicioni i 14 Marsit kishte shumicën e parlamentit që prej vitit 2005, nën presionin e Hizbullahut, në vitit 2007 ata i njohën antarëve të koalicionit të 8 Marsit që ndodheshin në të gjitha ministritë të drejtën e vetos.

Tashmë, duke marrë parasysh se dy grupimet e 14 marsit dh 8 marsit janë shpërbërë, për shembull, kush do të përdorë veto për të ndaluar u një qeveri që të nxjerrë një vendim të detyruar çarmatimin e Hizbullahur dhe dëbimin e ushtrisë siriane nga Libani? Çfarë do të ndodhë me paqen e brendshme në Liban nëse vihet në zbatim një vendim i këtillë?

Ka filluar një periudhë e re politike e kryeministrisë së Haririt, përballë presidencës së Aunit në të cilën do të lihen të papërcaktuara përgjigjet e shumë pyetjeve të ngjashme.

Edhe pse është një shprehje shumë klishe – shpehja që i shkon më shumë përshtat kësaj situate të re në Liban është: “po rishpërndahen letrat”.



Burimi : Yakın Doğu Haber