Irani kërkon që muslimanët të bashkohen kundër ekstremizmit

  • None
Publikuar në Shk. 21, 2014, 1 a.m.

Kryetari i Kuvendit (Mexhlisit) të Iranit Ali Larixhani u takua me homologun e tij sudanez Al - Fatih Ezzedin, të dielën 16 shkurt 2014.


    Kryetari i Kuvendit (Mexhlisit) të Iranit, Ali Larixhani  ka bërë thirrje për konsultime të mëtejshme dhe bashkim mes udhëheqësve politikë e fetarë të vendeve islamike në një përpjekje për të luftuar ekstremizmin.


     Larixhani e bëri këtë thirrje në një takim të dielën me homologun e tij sudanez Al - Fatih Ezzedin, i cili është në Teheran për të marrë pjesë në një takim të Unionit Parlamentar të Organizatës së Shteteve Anëtare të Bashkëpunimit Islamik ( PUOICM ).


    Takimi i 9-të i Organizatës së Shteteve Anëtare të Bashkëpunimit Islamik ( PUOICM ), i cili filloi të premten, është caktuar të vazhdojë punimet deri më 19 shkurt  2014. Sindikata përbëhet nga parlamentet e vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike OIC.


     Kryetari i Kuvendit të Iranit tha se grupet ekstremiste  tekfiriste  kanë njollosur imazhin e vërtetë të Islamit dhe përkrahja e Cionizmit global për ekstremistët ju ka shtruar rrugën për aktivitetet e tyre terroriste.


     Ai e përshkroi takimin e Unionit Parlamentar të Organizatës së Shteteve Anëtare të Bashkëpunimit Islamik ( PUOICM ) si një mundësi për të shqyrtuar mënyrat për konsolidimin e unitetit ndërmjet popujve muslimanë dhe për të diskutuar çështjet e mëdha me të cilat ballafaqohet Bota Muslimane.


    Larixhani shprehu shpresën se vizita e Kryetari të Kuvendit të Sudanit do të kontribuojë në zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Iranit dhe Sudanit në fusha me interes të përbashkët.


      Al-Fatih Ezzedin, nga ana e tij, përshëndeti përpjekjet e Republikës Islamike të Iranit për të zgjidhur problemin ekzistues në Botën Muslimane dhe shprehu shpresën se takimi i Unionit Parlamentar të Organizatës së Shteteve Anëtare të Bashkëpunimit Islamik ( PUOICM )  mund të luajë një rol pozitiv në rritjen e unitetit dhe zgjidhjen e problemeve të vendeve muslimane.


     Sudani mirëpret zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike, tregtare me Republikën Islamike të iranit, tha kryetari i Kuvendit të Sudanit, Al-Fatih Izzedin.