Pozita e Udhëheqësit në Islam
Feja Islami është fe për udhëzimin e njerëzve e cila i jep rëndësi të madhe opinionit të tyre.
Opinioni i njerëzve sidomos në caktimin e funksionarëve të shtetit, ka ndikim të madh. Për këtë arsye në Republikën Islamike të Iranit ku sistemi shtetëror është i bazuar në demokracinë fetare, funksionarët shtetërorë zgjidhen nga populli në zgjedhje.
Që nga e fitorja e Revolucionit Islamik në Iran në vitin 1979, populli i Iranit ka marrë pjesë në mbi 30 referendume dhe zgjedhje në të cilat ka shprehur opinionin e tij në mënyrë të lirë.
Një prej karakteristikave të rëndësishme të zgjedhjeve për Këshillin e Ekspertëve të Udhëhqesësit është fakti se ky proces ka dy faza. Kjo do të thotë se në zgjedhjet e tjera, qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë zgjedhin kryetarin, deputetët e Kuvendit ose këshillat komunal. Mirëpo në zgjedhjet për Këshillin e Ekspertëve të Lidershipit, qytetarët zgjedhin përfaqësuesit të cilët në rast të nevojës, do të zgjedhin liderin.
Ky model i zgjedhjes në disa vende të botës praktikohet për zgjedhjen e presidentit ose të kryeministrit. Mirëpo në Iran metoda e zgjedhjes në dy faza përdoret vetëm për zgjedhjen e Liderit, për arsye se ai duhet të posedojë karakteristika dhe kushte të cilat nuk mund të përcaktohet me lehtësi nga qytetarët. Përfaqësuesit e Këshillit të Ekspertëve të Lidershipit duke marrë parasysh kushtet dhe veçoritë e tyre si përfaqësues të popullit, mund ta zgjedhinUdhëheqësin.
Një prej këtyre kushteve është njohja me Islamin në nivel të lartë që quhet Ixhtihad. Një person i tillë mund të përcaktojë një prej kushteve të Lidershipit që është njohja e islamit në nivel të lartë të Ixhtihadit. Vizioni politik dhe shoqërore dhe njohja e çështjeve aktuale është karakteristikë tjetër e anëtarëve të Këshillit të Ekspertëve të Lidershipit. Kjo është për arsye se ata nga njëra anë duhet të njohin situatën në vend dhe zhvillimet aktuale dhe nga ana tjetër, duhet të caktojnë një lider njohës të mirë të Islamit i cili në nivel të lartë i njeh çështjet politike, ekonomike dhe shoqërore brenda dhe jashtë vendit.
Devotshmëria fetare është gjithashtu një tjetër kusht që duhet ta kenë përfaqësuesit e Këshillit të Ekspertëve të Lidershipit në mënyrë që ata të mos luhatën ose të mos mashtrohen për shkak të interesave personale në zgjedhjen e personit më të merituar për lider të Republikës Islamike të Iranit. Kushtet e ndjeshme që janë caktuar për anëtarësim në Këshillin e Ekspertëve dhe kriteret dhe detyrat e Lidershipit të caktuara në Kushtetutën e Republikës Islamike të Iranit, tregojnë se ky funksion është një pozitë e lartë dhe ka rol të pashembullt.
Pejgamberi i nderuar i Islamit, Hazreti Muhamemedi ( s.a.v.s.) në Medine si Udhëheqës i shtetit dhe shoqërisë Islame administronte të gjitha këto çështjeje. Mirëpo aktualisht me zgjerimin dhe ndarjen profesionale të qeverisjes së shtetit në fusha të ndryshme, nuk ekziston mundësia që të gjitha këto çështjeje të administrohen vetëm nga një person. Për këtë arsye, punët janë ndarë mes funksionarëve me tituj të veçantë.
Në këtë kuadër, në Republikën Islamike të Iranit funksionarët shtetërorë nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit që quhet “Veli Fakih”, administrojnë çështjet e shtetit, mirëpo politikat e përgjithshme të Republikës Islamike të Iranit përsëri caktohen ngaUdhëheqësi. Udhëheqësi gjithashtu ka për detyrë edhe emërimin dhe shkarkimin e funksionarëve të disa institucioneve shtetërore si kryetarin e sistemin juridik, kryetarin e Radio Televizionit Shtetëror, komandantët e ushtrisë dhe të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit.
Udhëheqësi në shtetin islam ka një pozitë dhe rol më të lartë se sa në sistemet shtetërore materialiste dhe jo fetare. Ai jo vetëm që mbikëqyrë punën e funksionarëve të tjerë shtetërorë, por edhe udhëzon popullin drejt të mirës dhe lumturisë së kësaj bote dhe të botës tjetër. Me fjalë të tjera, lideri në sistemin e shtetit islam gëzon një pozitë shpirtërore dhe fetare.
Hazreti Muhammed s.a.v.s. nuk ishte vetëm një administrues i shoqërisë islame, por ishte edhe udhëzues dhe drejtues i secilit njeri dhe pjesëtarë të shoqërisë. Jeta dhe vepra e Hazretit Muhammed s.a.v.s. përmban plotë udhëzime për myslimanët, por edhe për jomyslimanët në mënyrë që njerëzit të udhëzohen në rrugë të drejtë. Prandaj në fenë islame nuk është qëllim vetëm mirëqenia materiale në këtë botë, por më e rëndësishme se kjo është arritja e lumturisë së njerëzve edhe në botën tjetër, prandaj lideri duhet të bëjë përpjekje për realizimin e të dy këtyre qëllimeve.
Në Islam udhëheqësi i merituar ka një pozitë të lartë sepse ai mund ta udhëzojë shoqërinë islame drejt rrugës së shpëtimit dhe të lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër. Në të kundërtën, lideri jo i merituar dhe i korruptuar e dërgon popullin e tij drejt poshtërimit dhe mjerimit dhe shkatërron të ardhmen e tij. Një lider i tillë edhe nëse do të sigurojë një mirëqenie sipërfaqësore në këtë botë, nuk mund të udhëzojë popullin drejt lumturisë së botës tjetër që është shumë më e rëndësishme.
Sistemi i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu synon sigurimin e lumturisë së kësaj bote dhe të botës tjetër për popullin dhe për këtë arsye lideri duhet të koordinojë dhe harmonizojë shtyllat e shtetit për arritjen e këtij qëllimi. Në Kushtetutën e Republikës Islamike të Iranit kushtet dhe kompetencat e liderit si Velie Fakih janë hartuar në atë mënyrë që ai të kryejë më sukses përgjegjësinë dhe detyrën e tij. Lideri është pozita më e lartë në sistemin shtetëror të Iranit dhe në bazë të nenit 5 të Kushtetutës, lideri duhet të plotësojë kushte si Ixhtihadi, devotshmëria, trimëria, drejtësia, aftësia për administrim, si dhe njohja e rrethanave të brendshme dhe ndërkombëtare.