Besimi i popullit në Zot duhet të jetë i patundur
Injorimi i dekreteve dhe parimet Islame, në anën e popullit, rrjedhin nga mungesa e besimit në Zot, ka theksuar Imami i Xhumasë në Isfahan.
Lidhur se si punon sistemi Islamik, Imami i Namazit të Xhumasë në Isfahan theksoi, në sistem të tillë besimi i popullit në Zotin e Plotfuqishëm duhet të jetë i patundur, ne të gjithë jemi të njëjtë, ne jemi dëshmitar se jemi ndryshe në ditët e sotme, njoftoi Agjencia e Lajmeve Taqrib ( TNA).
Ai vazhdoi të nxjerrë në pah, arsyeja kryesore prapa mungesës së mbështetjes në Zot na çon në munges të besimit, atëherë duhet kërkuar njerëzit që veprojnë në përputhje me mësimet dhe udhëzimet Islame.
Në fenë hyjnore të Islamit, të gjitha çështjet e botës janë në duart e Zotit të Plotfuqishëm, theksoi Imami i Namazit të Xhumasë në Isfahan duke paralajmëruar njerëzit për pasojave negative të injorancës ndaj kësaj pikëpamje.
Në vende të tjera në fjalën e tij, autoriteti i lartë fetar i bëri thirrje muslimanëve që të shfrytëzojnë mundësinë e madhe dhënë në muajin e shenjtë të Ramazanit, duke marrë pjesë në agjërim dhe aktivitete të tjera të lidhurura me muajin Ramazan, duke përfshirë namazin, duke lexuar Kur'anin dhe duke bërë veprimtari të tjera fetare sociale, si ndihma ndaj fukarave në mënyrë që të forcojnë lidhjet mes njëri-tjetrit.
Ajetullah Abul Hassan Mahdavie dëshiron që muslimanët, gjatë muajit të Ramazanit i cili për nga natyra është në një kohë për lidhje shoqërore, për të ndarë dashurinë dhe për të ndërtuar ura të përbashkëta që lidhin Botën Islame.
Miliona muslimanë në mbarë botën agjërojnë, zbatojnë ritualet e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit muslimanët e rritur nga agimi deri në perëndim të diellit, nuk hanë as nuk pijnë.
Ky muaj është shoqëruar me rituale të veçanta në pjesë të ndryshme të botës. Gjatë muajit të Ramazanit, muslimanët agjërojnë si një mënyrë efektive për të praktikuar vetë-disiplinën. Duke agjëruar, gjithashtu, pritet të forcohet karakteri me anë të vetë-përmbajtjes, bamirësisë.