Irani do të mbajë Ekspozitën e Arteve Islame në Spanjë
Qendra Kulturore Iraniane në Spanjë ka në plan të mbajë një ekspozitë të artit islamik-iranian më 10 maj në Universitetin e Murcia, në Murcia, një qytet në jug-lindje të Spanjës.
Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IQNA, Aliriza Ismaili, atasheu kulturor i Iranit në Spanjë, tha se ekspozita do të organizohet në përputhje me programet Kur'anore të Qendrës.
Ai tha se Ekspozita do të pritet nga Muzeu i Universitetit për 15 ditë.
Vepra artististike nga Muhsin Sulejmani, Muhammedriza Hunarwar dhe Aliasghar Mirzakhanian, kaligrafë iranianë dhe ekspertë të ilustrimeve, do të paraqitet në Expozitë.
Ismaili shtoi se disa forume janë planifikuar edhe nga qendra që do të mbahen në universitet.
Një përkthim i një libri me titull Asrar Al-Teuhid, nga Ebu Said Abulkhair (dijetar i famshëm iranian dhe poet e shekullit të 4-5 të Hixhrit, në spanisht do të paraqitet në forum më 11 maj 2016.
Libri është përkthyer nga Joaquin Rodriguez Vargas, përkthyesi i njohur spanjoll, dhe është botuar nga Shtëpia Botuese Mandala, libri ka 305 faqe.
Libri përfshin një hyrje nga ana e atasheut kulturor iranian dhe një biografi të autorit dhe mendimet e tij të shkruara nga përkthyesi në 22 faqe.
Në program do të marrin pjesë rektori i universitetit, përfaqësuesi i universitetit për çështjet kulturore dhe ndërkombëtare dhe disa zyrtarë lokalë.