Jordani mbyll selinë e ‘Vëllazërisë Muslimane’ në Aman
Aman:
Shërbimet jordaneze të sigurisë të mërkurën mbyllën selinë e Vëllazërisë Muslimane në Aman, Jordan, forca kryesore opozitare e vendit, e cila denoncoi masën si të motivuar politikisht.
Siguria jordaneze kontrolloi selinë e Vëllazërisë Myslimane dhe ka evakuuar atë para se ta mbyll hyrjen me dyll të kuq, ka thënë një avokat për grupin, Abdelkader Al-Khatib.
Ky është një vendim politik në përputhje me atë që po ndodh në rajon, shtoi ai.
Një burim i sigurisë i tha Agjencisë AFP se selia e lëvizjes është mbyllur me urdhër të guvernatorit të kryeqytetit, kurse Vëllazëria Muslimane nuk ka marrë autorizimin ligjor për aktivitetet e saj.
Autoritetet e shohin Vëllazërinë Muslimane si një organizatë të paligjshme për shkak se licenca e saj nuk është përtërirë në përputhje me një ligj të partive politike të miratuar në vitin 2014.
Dega jordaneze e lëvizjes, e cila u formua në Egjipt në vitin 1928 dhe ka filialet në të gjithë rajonin, ka mbështetje të gjerë në terren, në Mbretërinë e Jordanit.
Ndërhyrja e shërbimeve të sigurisë , ka për qëllim vetëm për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme dhe rezultate e saj, tha Abdelkader Al-Khatib.
Jordania pritet të mbajë zgjedhje legjislative deri në fillim të vitit të ardhshëm. VëllazëriaMuslimane i bojkotoi zgjedhjet e mëparshme në vitin 2013.
Burimi : Arab News