Zyrtarët e krishterë, muslimanë tubohen në Tajlandë për të nxitur harmoninë, paqen
Zyrtarët katolikë morën pjesë në përurimin e një xhamie të re në Bangkok në fillim të javës, në një përpjekje për të nxitur dialogun ndërfetar dhe harmoninë mes komuniteteve të tyre në Tajlandë.
Ne kemi nevojë për të ndërtuar ura më të forta dhe të shkatërrojmë më shumë mure të urrejtjes dhe paragjykimeve, tha Monsinjor Andrew Vissanu Thanya Anan, zëvendës sekretar i përgjithshëm i Konferencës së Ipeshkëve.
Në seminar u diskutua se si të ruhet harmonia midis feve në shoqërinë multikulturore Tajlandë. Të dy komunitetet, muslimanët dhe të krishterët janë minoritete në Tajland, ku rreth 93 për qind e banorëve janë budistë.
Monsinjor Andrew Vissanu kërkoi nga të pranishmit se dialogu është çelësi për të jetuar dhe për t’u rritur së bashku njerëzisht në një shoqëri pluraliste, multikulturore dhe theksoi, kjo është e mundur.
Dallimet e feve dhe traditave nuk duhet të jetë një shkak i konfliktit, dhe kërkimi i paqes është përgjegjësi e të gjithë besimtarëve.
Ai gjithashtu e ka informuar komunitetin mysliman me këshillat e Papa Françeskut 'njerëzit e të gjitha feve të bashkohen në përpjekjet për paqe, dhe vuri në dukje përpjekjet e vazhdueshme të katolikëve lokal për të ndërtuar paqen.
MonsinjorAndrew Vissanu tha se atmosfera në këtë tubim ishte e mirëpritur dhe miqësore, dhe se udhëheqësit muslimanë vlerësuan përpjekjet e Papa Françeskut, dhe përpjekjet e Kishës lokale në bashkëpunim dhe dialog me muslimanët.
Dialogu ndërfetar nuk duhet të jetë vetëm një ngjarje apo një shfaqje, shtoi ai. Ne duhet të bashkohemi me përulësi që të mundemi konkretisht të zbulojmë fusha të reja dhe të përhapim vlerat fetare.
Festimet në Qendrën Islamike të Tajlandë vazhduan me një marshim ndërfetar për paqen, në të cilën morën pjesë shumë të krishterë.
Ne më tej shpresojmë se ne mund të shpërndajmë idetë e dialogut për të rinjtë në shkolla, e përfundoi fjalën e tij Monsinjor Vissanu.
Komunitetet Katolike dhe Muslimane gjithashtu shkëmbyen dhurata, për të forcuar lidhjet e miqësisë dhe përkushtimin e tyre për të vazhduar për të punuar për paqë, harmoni, dhe për zhvillimin në Tajlandë.
Burimi : CAN