Luftimet në Nagorni Karabah
Luftimet në mes forcave armene dhe azerbajxhane u zhvilluan përgjat linjës së frontit në rajonin e konstestuar të Nagorni Karabahut në Azerbajxhan. Në konfliktet e ashpëra të cilët ndodhën në mes forcave armene dhe azerbajxhane përgjatë linjës së demarkacionit në Nagorni Karabah është vrarë një fëmijë, ndërsa edhe dy fëmijë tjerë janë plagosur. Ministria e mbrojtjes azerbejxhanase ka njoftuar se janë vrarë 12 ushtar të saj. Baku po ashtu ka lajmëruar se në rajonin e akcioneve ushtarake është rrëzuar një helikopter MI-24 dhe është shkatëruar një tank i ushtrisë azerbejxhanase. Kryetari armenian Serzh Sargsjan ka thënë se së paku 18 ushtar të Karabahut janë vrarë ndërsa 35 ushtarë armenas janë plagosur.
Zyrtarët të të dyja shteteve fajësojnë njëra tjetrën për shpërthimin e luftimeve gjatë natës së kaluar. Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Armenisë Artsrun Hovhanishjan ka deklaruar në Facebook se forcat armene në rajon kanë rrëzuar një helikopter ushtarak azerbajxhanas. Nagorni Karabahu i cili është në kuadër të Azerbejxhanit është nën kontrollin e ushtrisë armenase dhe seperatistëve armen që nga lufta armeno-azerbejxhanase që filloi në vitin 1991 dhe përfundoi në vitin 1994 . Vitete e bisedimeve shumë pak kanë sjell rezultate në zgjidhjen e rajonit të kontestuar nnë mes dy shteteve anëtare të ish Bashkimit Sovjetik, Armenisë dhe Azerbejxhanit.
“Në ndërkohë janë duke u zhvilluar luftimet aktive. Ushtria armenase ka rinis një kundërsulm. Ka viktima të shumta në të dy anët, por pala kundërshtare ka humbje të mëdha në njerëz dhe pajisje”, deklaroi Hovhanishjani.
E ashtuquajtura Ministria e mbrojtjes e Nagorni Karabahut në Twitter ka deklaruar se Azerbejxhani ka sulmuar fshatërat në Nagorni Karabah dhe se njësit ushtarake me artileri dhe sulme ajrore ka gjuajtur me ç’rast një fëmi është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.”Ushtria e Nagorni Karabahut ka ndërmarr mbrojtje efektive dhe ka sjell humbje të rënda forcave azerbejxhanasa”, thuhet në kumtesë.