Algjerianët nisën fushatën për bojkotimin e Haxhit
- Një fushatë ka nisur në mediat sociale nga algjerianët për të bojkotuar haxhin e këtij viti.
Sipas rrjetit të lajmeve Al-Alam, një numër i mediave të Algjerisë përfshirë edhe gazetën ‘Shprehja’ janë bashkuar me fushatën.
Mungesa shqetësuese nga Arabia Saudite për jetën e haxhijnve gjatë Haxhit si dhe ndërhyrja e Rijadit në punët e shteteve arabe si Siria dhe Jemeni janë përmendur si arsyet e iniciativës.
Ata që udhëheqin fushatën thonë se Haxhillëku vjetor duhet të bojkotohet deri sa Arabia Saudite fillon pët t’i kushtuar vëmendje mbrojtjes së jetës të haxhinjve dhe të ndalon ndërhyrjen e saj në punët e Botës Arabe.
Të paktën 7.500 haxhinj u mbytën gjatë një incidenti në Mina, pranë Mekës, më 24 shtator 2015, gjatë obligimeve të Haxhit.
Për incidentin u fajësuan sauditët për keqmenaxhimin e punëve të Haxhit.
Incidenti ndodhi afër dy javë pasi dhjetëra haxhinj u mbytën në një incident tragjik në Mekë.
Më 11 shtator 1015, një vinç masiv ndërtimi u rrëzua në Xhaminë e Madhe të Mekës gjatë një stuhije, duke vrarë të paktën 107 persona dhe duke plagosur 201 të tjerë.
Autoritetet saudite janë kritikuar për paaftësinë e tyre për të siguruar jetën e qindra e mijëra haxhinjve që shkojnë në Mekë çdo vit.
Burimi : IQNA News