Azerbajxhani ndalon mbi 730 libra fetarë

  • None
Publikuar në Mars 26, 2016, 1 a.m.

Qeveria e Republikës së Azerbajxhanit  ka ndaluar importin e 732 librave me përmbajte fetare.

Komisioni qeveritar i këtij shteti të Kaukazit për grupet fetare e ka bërë vendimin, njoftoi Qendra Fetare e Kaukazit.

Ai tha se më shumë se 2700 libra fetarë janë shqyrtuar nga ekspertët e shtetit në vitin 2015, dhe në bazë të tyre  732 libra të importuar janë ndaluar.

Komisioni  tha se librat e ndaluar përmbajnë pikëpamje radikale dhe ekstremiste.  

Komisioni tha  gjithashtu  se nga 169 libra fetarë të gatshme për shtyp, 5 prej prej tyre nuk konsiderohen të përshtatshme për botim.

Republika e Azerbajxhanit  është shtet me shumicë myslimane  prej më shumë se nëntë milionë banorë,  muslimanët  shiitë përbëjnë 85 për qind të popullsisë.

Qeveria laike e Alijev-it ka tërhequr protestë ndërkombëtare për shkak të shtypjës së rëndë ndaj disidentëve dhe aktiviteteve fetare.