Azerbajxhani ndalon mbi 730 libra fetarë
Qeveria e Republikës së Azerbajxhanit ka ndaluar importin e 732 librave me përmbajte fetare.
Komisioni qeveritar i këtij shteti të Kaukazit për grupet fetare e ka bërë vendimin, njoftoi Qendra Fetare e Kaukazit.
Ai tha se më shumë se 2700 libra fetarë janë shqyrtuar nga ekspertët e shtetit në vitin 2015, dhe në bazë të tyre 732 libra të importuar janë ndaluar.
Komisioni tha se librat e ndaluar përmbajnë pikëpamje radikale dhe ekstremiste.
Komisioni tha gjithashtu se nga 169 libra fetarë të gatshme për shtyp, 5 prej prej tyre nuk konsiderohen të përshtatshme për botim.
Republika e Azerbajxhanit është shtet me shumicë myslimane prej më shumë se nëntë milionë banorë, muslimanët shiitë përbëjnë 85 për qind të popullsisë.
Qeveria laike e Alijev-it ka tërhequr protestë ndërkombëtare për shkak të shtypjës së rëndë ndaj disidentëve dhe aktiviteteve fetare.