Garat Kur’anore të nxënësve u mbajtën në Japoni

  • Shoqata e Vakëfit Islamik në Japoni kohët e fundit organizoi Garat Kur’anore  për nxënësit.
Publikuar në Mars 21, 2016, 1 a.m.

Sipas agjencisë së lajmeve Kaf, 186 nxënës morën pjesë në Garat Kur’anore të mbajtura në dy seksione për djemtë dhe vajzat.

Mësimin përmendësh të gjithë Kur'anit, mësimin përmendësh të pesë, dy, një, dhe mbi gjysmën një Xhuzi (pjesë) e Kur'anit dhe këndimi më i bukur i Kur’anit  ishin kategoritë e garave.

Një komision i posaçëm i përbërë nga gjashtë ekspertë të Kur'anit mbikëqyrën Garat Kur’anore  dhe  vlerësuan  performancën e pjesëmarrësve.

Fituesit e Garave Kur’anore  u shpërblyen në ceremoninë e mbylljes, ku ishte pjesëmarrës Nasser al-Naimi, drejtor i Qendrës Islame-Arabe në Tokio dhe  Shejh Akil Sidiki, kryetar i Shoqatës së Vakëfit Islamik të Japonisë.

Folësit në këtë ceremoni u bënë thirrje nxënësve muslimanë të qëndrojnë të palëkundur për të mësuar Kur'anin dhe duke vepruar sipas mësimeve të tij.

Sipas disa raporteve, numri i muslimanëve në Japoni tani është afër 65,000, shumica e tyre emigrantë.

Muslimanët emigrantë që jetojnë në Japoni janë kryesisht nga Indonezia, Bangladeshi dhe Pakistani.

Shoqata Muslimane  e  Japonisë  thotë se numri i muslimanëve vendas në Japoni është  rreth 10.000.

Shinto dhe Budizmi janë fetë mbizotëruese në Japoni.



Burimi : IQNA News