“Unitetit mes muslimanëve është një detyrim i Sheriatit”

  • Këshilltari nga Senegali, Al-Haxh Musa Fal
Publikuar në Mars 19, 2016, 1 a.m.

Këshilltari nga Senegali  në Iran, Al-Haxh Musa Fal në një intervistë ekskluzive me Agjencinë e Lajmeve Takrib (ANT) në lidhje me krizën në  të cilën është zhytur Bota Islame theksoi se uniteti është zgjidhja e dështimeve.

Duke pasur parasysh krizat aktuale në rajon dhe botë, ruajtja e unitetit është një domosdoshmëri në Botën Islame, tha ai duke vënë në dukje për këtë qëllim se muslimanët pavarësisht konflikteve ekzistuese duhet të marrin  pjesë në konferenca dhe takime në mënyrë që të bisedojnë dhe do të ofrojnë plane për zgjidhjen e problemet aktuale.

Al-Haxh Musa Fal përshëndeti rolin udhëheqës të Republikës Islamike të Iranit në rritjen e unitetit dhe afrimin mes popujve muslimanë duke e vënë theksin edhe në rolin shumë të rëndësishëm të Revolucionit Islamik të Iranit, themeluesit të Revolucionit Islamik, Imam Humeinit  i cili  në këtë drejtim propozoi çështjen e afrimit mes feve.

Për shumë vite me radhë, kjo përgjegjësi (promovimi i unitetit) përcillet nga Republika Islamike e Iranit, theksoi figura fetare duke i bërë thirrje vendeve islame për të punuar së bashku me Iranin në mënyrë që të arrijnë në objektivat e përcaktuara në këtë fushë.

Al Haxh Musa Fal uroj  librat e hartuara nga Forumi Botëror për Afërsinë e Shkollave Juridike Islame, duke i vlerësuar shumë dhe efektive në fushën unitetit, duke vënë në dukje, konfliktet e vogla nuk duhet të shmangin promovimin e unitetit.

Autoriteti fetar tha se  muslimanët e kanë të përbashkët Librin e Shenjtë, Kur’anin dhe Pejgamberin, Muhammedin (a.s.) dhe bëri thirrje për një lëvizje nga muslimanët për ndalimin e konflikteve dhe duke u përpjekur të bëjnë  të pamundurën për të siguruar unitetin në shoqërinë Islame.

Sipas Al-Haxh Musa Fal, shtetet perëndimore janë të bashkuara,  pavarësisht konflikteve të tyre në fusha të ndryshme politike, fetare, ekonomike dhe kulturore, por kur është çështja kundër muslimanëve, shtetet perëndimore janë të bashkuara.



Burimi : Taqrib News