Islami në Japoni

  • Dr.Hassan Ko Nakata në një konferencë për shtyp, Tokio, 2015
Publikuar në Mars 12, 2016, 1 a.m.

Prof. Dr. Hassan Ko Nakata, dijetari i famshëm japonez musliman dhe intelektual, i ka udhëzuar  shumë japonezë  në Islam.

Dr. Nakata u lind në Okajama, Japoni, në vitin 1960. Ai e përqafoi fenë Islame në vitin 1979 dhe ka pranuar emrin Hassan , pasi ai e ka studiuar Islamin, ndërsa ishte student në universitet.

Në tridhjetë vitet e fundit  Hassan Ko Nakata ka pasur një karrierë të pasur dhe të ndryshme akademike. Ai u diplomua nga Departamenti i Studimeve Islame në Universitetin e Tokios, përfundoi doktoraturën e tij në Filozofinë  Islame në Universitetin e Kajros në vitet 1992-1996. Në vitin 2003 ai dha mësim në  Fakultetin e Teologjisë në Universitetin Doshisha. Ai ishte zëvendës drejtor i Qendrës për Studime Ndërdisiplinore për  Fetë Monoteiste në Universitetin Doshisha nga 2003-2008.

Dr. Hassan Ko Nakata ka botuar dhe përkthyer shumë libra për Islamin  dhe tekste akademike, ai është gjithashtu një  veprimtar i komunitetit dhe është anëtar në Këshillin e Drejtorëve të Shoqatës Muslimane Japoni.



Burimi : Islam in Japan