Muslimanët shia dhe sunni e falën namazin e xhumasë bashkarisht në Baku

  • Xhamia Hajdar në Baku, Azerbajxhan
Publikuar në Jan. 28, 2016, 1 a.m.

Muslimanët e Azerbajxhanit shia dhe sunni e falen  Namazin e Xhumasë bashkarisht, si lutje e unitetit, në Xhaminë Hajdar në Baku.  

Muslimanët e Azerbajxhanit theksuan rëndësinë e unitetit dhe më shumë solidaritet mes sekteve të ndryshme Islame në namazin e përbashkët të xhumanë nga udhëheqësit fetarë muslimanë shia dhe sunni.

Muslimanët nga vlera të ndryshme Islame kryesisht i mbajnë namazet  ditore në xhami të ndryshme në një përpjekje për të ruajtur dallimet e vogla në formën e namazit të tyre, megjithëse të dy komunitetet, muslimanët shia dhe sunni, janë bashkuar gjatë gjatë namazit që prej shpalljes së vitit, i cili quhet Viti i Multikulturalizmit. 

Ky veprim është përshëndetur shumë, me mirëseardhje të gjerë  në kohën kur pjesa kryesore e krizës aktuale po ndodh në Botën e Islame, Tekfirizmi,  zgjerimi i Islamofobisë  janë fajësuar  për përçarjen në mes të muslimanëve që ju kanë ofruar këtë mundësi armiqtë e Islamit.

 

Imamët shia dhe sunni e caktuan Xhaminë Hajdar  

Haxhi Sabir Hasanli, nënkryetari i muslimanëve të  Kaukazit, kryetar i Zyrës së Kompleksit  të Xhamisë Hajdar, tha për Agjencinë e Lajmeve APA se Hafiz Abbasov u emërua përkohësisht si imam muslimanëve sunni dhe Rufat Garajev u emërua si imam i muslimanëve shiitë në xhami.

Dy imamët e emëruar nga Zyrja e Muslimanëve të Kaukazit, nga kryetari, Shejh -ul-Islam Haxhi Allahshukur Pashazade , janë të diplomuar nga Universiteti Islam i Baku-s. 
Haxhi Sabir Hasanli,  nënkryetari i muslimanëve të  Kaukazit, përmendi se të dy figurat fetare janë të përgatitur, të udhëzuar për të kryer namazet e përditshme në xhami dhe të mbajnë hytbe apo predikime.

Pasi kemi biseduar  me Shejh -ul-Islam Haxhi Allahshukur Pashazade,  ne kemi vendosur të përfshihet në çdo rreth nga një Kadi për Namazin e Unitetit që do të kryhet  për çdo të xhuma, tha ai.

Xhamia Hejdar konsiderohet si xhamia më e madhe e Kaukazit.



Burimi : ABNA24