Sondazh: Të rinjt arabë muslimanë - ISIS-i , Al-Kaida e shtrembërojnë Islamin
Shumica e të rinjve arabë muslimanë i shohin veprimet e ekstremistëve të tilla si grupi i Shtetit Islamik dhe al-Kaida si një çoroditje e mësimeve të Islamit, sipas një sondazhi të ri.
Sondazhi The Zogby Research Services prej 5,374 të rinjve muslimanë të gjinisë mashkullore dhe femërore nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut zbuloi se shumica e fajësojnë korrupsionin dhe qeveritë represive për rritjen e grupeve xhihadiste.
Të paktën tri të katërtat e të anketuarve në të gjitha vendet e anketuara, thanë se lëvizjet si ISIS-i dhe Al-Kaida, janë ose një shtrembërim i plotë i mësimeve të Islamit apo kryesisht të gabuara, sipas të ankeruarve.
Anketa është kryer në muajin tetor dhe nëntor të vitit 2015, me të anketuarit të moshës 15 deri në 34 vjeç, në Marok, Egjipt, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejn, Kuvajt, Jordani, si dhe në territoret palestineze.
Më shumë se 90 për qind e të anketuarve në Marok dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe i quajnë të dy grupet ekstremiste një çoroditje e plotë e Islamit, ashtu si edhe 83 përqind e të anketuarve në Egjipt dhe më shumë se 60 për qind në Bahrejn dhe Jordani.
Më shumë se 55 për qind e të anketuarve në territoret palestineze dhe në Arabinë Saudite thanë se edhe grupet radikale i kanë shtrembëruar mësimet e Islamit.
Më shumë se 30 për qind e të anketuarve në shumë vende, duke përfshirë 69 për qind e të anketuarve në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në 50-të për qind në Marok, thanë se qeveritë e korruptuara, represive, dhe të përfaqësura keq,” janë shkaqet kryesore të rinjve dhe të rejave që u bashkuan me grupet ekstremiste.
Të tjerë i fajësuan mësimet ekstreme fetare dhe nivelin e ulët, të varfër, të arsimit, edukimit.
Në shumicën e vendeve, shumica thotë se feja nuk ka nevojë të reformohet, por më tepër se diskursi fetar duhet të bëhet më i rëndësishëm, tha shefi i anketës, James Zogby, sa i publikoi rezultatet e anketës.
Burimi : AFP