Operacioni global për rrëzimin e Gadafit

  • None
Publikuar në Jan. 16, 2016, 1 a.m.

Posta  elektronike e zbuluar kohë më parë e Hillary Clinton tregon se arsyeja kryesore për intervenimin në Libi dhe vrasjen e Muamer el Gadafit ishte plani libian që të krijojojë valutën mbi bazën e arit, e cila do të ishte konkurente dollarit dhe euros, shkruan portali amerikan Forigen Policy Journal(FPJ). Portali FPJ cek se State Departamenti amerikan  në fundt të dhjetorit të vitit të kaluar ka publikuar serinë e re prej 3000 e-meila të Hillary Climtonit, e cila përmban fakte shpërthyese për luftën e zhvilluar në Libi:pranimi se kryengritësit kryen krime lufte, brenda Libisë që nga fillimi i protestave antiqeveritare vepronin instruktorët e specializuar për detyra speciale, brenda opozitës vepronte  edhe Al Kaida, se vendet perëndimore bënin kurthe për çasjen naftës libiane, si dhe rezervat e arit dhe argjentit të Gadafit kërcënonin valutat evropiane dhe dollarin amerikan. Shumë nga shënimet e nxjerura të cilët figuronin tepër sekrete mund të gjenden në meilet të cilët Hillary Clintonit i dërgonte informatori i saj Sideney Blumental. Aty mund të lexohen se në shënjestër të kryengritësve ishin zezakët në trupat e Gadafit, vrasjet me procedurë të shkurtër, popullsia zezake libiane dhe punëtorët nga Afrika nënsahariane ishin të akuzuara për afërsinë e tyre me regjimin dhe ishin caku i krimeve të luftës. Bashkësit e tyre ishin të nënshtruara vrasjeve dhe torturave,të cilët arsyetoheshin me hakmarrje, ndërsa qytetet e tyre etnikisht ishin të pastruara. Ashtu p.sh. nga qyteti Taverga në gusht të vitit 2011 ishin ndjekur rreth 30.000 zezakë libian, pas pushtimit të tij. Portali FPJ ka komentuar se Hillary Clinton personalisht ishte e njoftuar me krimet të cilët i kryenin kryengritësit kundër Gadafit para se të ndodhin disa nga krimet gjenocidiale. Blumentali vërteton se njësit britaneze, franceze dhe egjiptianepër operacione speciale një muaj pasfillimit të protestave antiqeveritare kanë stërvitur militantët libian përgjat kufirit meEgjiptin dhe paralagjeve të Bengazit.

Meili i cili i është dërguar Hillary Clintonit në prill të vitit 2011 përshkruan qëllimet e Francës e cila i ka udhëhequr sulmet në Libi. Në atë letër ceken shumë arsye për rolin aktiv të Parisit: që të përfitohet pjesa më e madhe në shfrytëzimin e naftës libiane, që të sigurohet ndikimi francez në rajon, që të rritet reputacioni i Sarkozit në vend, të forcohetndikimi ushtarak francez në rajon, të ndërpritet ndikimi i Gadafit në hapësirat të cilët Parisi i konsideron”Afrikë Frankofone”.

 

Sipas shënimeve të shërbimeve informative ari dhe argjenti i Gadafit është vlerësuar në mbi 7 miliard dollar. Informatorët francez kanë zbuluar këtë plan pasi që nisi kryengritja kundër Gadafit. Ky ishte njëri nga faktorët i cili ka ndikuar që kryetari francez Nikolla Sarkozi të bie vendimin që Franca të sulmojë Libinë, pasi që është lajmëruar frika e madhe se Libia me valutën e re panafrikane do të sjell Afrikën Veriore në shkallën e lartë të pavarësisë ekonomike të saj nga Franca.

Për këtë shkak iniciativa libiane që të garojë me valutën evropiane dhe amerikane  nëpërmjet alternativës lokale duhej patjetër të parandalohet me agresion ushtarak, përfundon portali amerikanForigen Policy Journal.



Burimi : globalcir