Korea Veriorekatestuar bombën hidrogjenike

  • None
Publikuar në Jan. 7, 2016, 1 a.m.

Korea Veriore ka publikuar  të mërkurën në mëngjes se ka kryer testimin e suksesshëm të bombës hidrogjenike. Lajmi për testimin e bombës hidrogjenike e ka kumtuar televizioni koreanoverior disa orë pasi që agjensionet për përcjelljen e aktiviteteve seizmike të më shumë vendeve kanë detektuar tërmetin me fuqi magnitude 5,1 shkallë në afërsi të kompleksit koreanoverior për hulumtimin e armatimit nuklear. Korea Veriore do të vazhdojë të forcojë programin e vet nuklear që të mbrohet nga poltika armiqësore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Poashtu është porositur se shteti përgjegjës nuklear e cila armët e veta nukleare nuk do të shfrytëzojë në rast se nuk provokohet sovraniteti i saj, dhe teknologjinë e vet nukleare nuk do ta transferojë të tjerëve. Ky është testimi i katërt i armatimit nuklear i Koresë Veriore e cili gjendet nën sanksionet e SHBA-ve dhe KB-ve për shkak të programit të saj të zhvillimit të armëve nukleare dhe sistemeve raketore.

Lideri koreanoverior Kim Jong-un muajin e kaluar ka deklaruar se vendi i tij, i cili posedon armë nukleare, ka prodhuar bombën hidrogjenike. Korea Veriore veç është”shteti i fuqishëm me armatim nuklear e cila është e gatshme të aktivizojë bombën atomike dhe hidrogjenike për mbrojtjen e sovranitetit të vet teritorial”, kathënë Kim Jong-un gjatë vizitës inspektuese të bazës ushtarake. Reporteri Adrian Brown ka thënë se Korea Veriore ka ndërmarr një hap më afër krijimit të kokës bërthamore.”Do të ketë akoma tensione lidhur mekëtë në Gadishullin Korean. Pyetje emadhe është pse tani e kabërë KoreaVeriore”, kathënë ai. Brown ka shtuar se ky test do të mund pjesërisht të vështrohet si përgjegje në ushtrimet ushtarake amerikano-koreanojugore, por edhe si reagim në snaksionet e Kombeve tëBashkuara të cilat janë imponuar Koresë Veriore për shkak të programit të saj nuklear dhe sistemin raketor.”Kur Korea Veriore eka testuar armën nukleare në vitin 2013,ishte pasojë direkte të cilët ia imponuan Kombet e Bashkuara”, ka thënë Brown. Korea Veriore tri herë e ka testuar bombën atomike e cila përdor procesin e fusionit nuklear, në vitet 2006, 2009 dhe 2013. Për shkak të këtyre përpjekjeve ka fituar sanksionet ndërkombëtare. Bomba hidrogjenike shfrytëzohet mefusion dhe shkakton eksplozion më të fuqishëm, dhe se testimi i suksesshëm i bombës hidrogjenike paraqet zhvillim të madh në programin e saj nuklear ushtarak.



Burimi : globalcir