Programi artistik “gruaja, dora e artë e shoqërisë”

  • None
Publikuar në Nën. 26, 2015, 1 a.m.

Në kuadër të festave të nëntorit, Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë organizoi programin artistik: “Gruaja, dora e artë e shoqërisë”, si finalizim i konkursit me punime artistike me të njëjtin emër.
Përgjegjësja e Zyrës së Gruas, në Komunitetin Mysliman Fatma Karaj, në fjalën e saj u shpreh se qëllimi i aktivitetit është rikthimi i traditës shqiptare.
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Ali Zaimi, i pranishëm në këtë aktivitet u shpreh se gruaja është një gur themelor i nderit dhe fisnikërisë shqiptare. 
Ndërsa sa i përket këndvështrimit islam, nënkryetari Zaimi u shpreh se gruaja konsiderohet një heroinë dhembshurie.