Mbreti jordanez sot viziton Kosovën
Sot me 17 nëntorë Kosovën Kosovën pritet ta vizitojë Mbreti i Jordanisë .
“Referuar kësaj vizite dhe vlerësimeve të bëra në aspektin policor do ndërmerren masa të nivelit të lartë të sigurisë. Me qëllim që kjo vizitë të realizohet sipas planifikimeve operacionale policore, do të ketë edhe mbyllje të përkohshme të sheshit dhe të disa rrugëve. Andaj nesër me 17.11.2015, duke filluar nga ora 08:00deri 14:00, sheshi Ibrahim Rugova në Prishtinë do të jetë i mbyllur për qarkullim, si dhe do të ketë ndërprerje të përkohshme të disa akseve rrugore përgjatë kohës së kalimit të eskortës së mbretit të Jordanisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia e Kosovës lidhur me këto ndërpreje të përkohshme, kërkon mirëkuptimin e plotë të të gjithë qytetarëve, ku me qëllim të shmangies së tollovive, do të ketë zyrtarë policor të mjaftueshëm të cilët do të angazhohen për të ri-orientuar trafikun.