Filmi i Mexhidit 'Muhammedi' përfaqëson Iranin për Oskar
Filmi Muhammedi: I Dërguari i Zotit nga regjisori iranian Mexhid Mexhidi është zgjedhur për edicionin e 88-të për Oskar.
Filmi epik, që paraqet fëmijërinë e Pejgamberit të Islamit, Muhammedit (a.s.) do të përfaqëson Iranin në Academy Awards të vitit të ardhshëm për pjesën më të mirë të filmit të huaj.
Vendimi u mor pas një seri bisedimesh të gjera dhe diskutimeve në Komisionin e Ekspertëve Iranianë, përgjegjës për kinemanë, për zgjedhjen e paraqitjes zyrtare të Iranit në ceremoninë Academy Awards për vitin e ardhshëm.
Duke qenë filmi më i shtrenjtë në historinë e kinemasë iraniane me një buxhet pjesërisht të financuar nga shteti prej rreth 40 milion dollar, filmi ka tërhequr turmat në kinematë në të gjithë Iranin dhe mblodhi gati 2 milion dollar që nga shfaqja e filmit në fund të muajit gusht.
Mexhid Mexhidi ka thënë se qëllimi i filmit të tij është për të larguar “imazhin e dhunshëm” të Islamit të krijuar nga grupet tekfiriste.
Një numër i figurave të vlerësuara ndërkombëtarisht të kinematografisë, duke përfshirë fituesin e Academy Awards për efektet vizuale, mbikëqyrës dhe regjisor, Scott E. Anderson, tri herë fitues i çmimit Oskar, drejtori italian i fotografisë Vittorio Storaro dhe projektuesi i njohur kroat, Milijen Kreka Kljakovic, bashkëpunoi në bërjen e filmit; dhe fituesi i Academy Awards, kompozitori indian, Allah-Rakha Rahman, kompozitori i muzikës për filmin.
Ky është emërimi i dytë i Mexhid Mexhidit për Oskar. Filmi i tij Fëmijët e Xhennetit u propozua për filmin më të mirë të huaj në vitin 1998.
Irani fitoi Oskarin për filmin më të mirë në gjuhë të huaj me një ndarje të regjisorit Asghar Farhadi në vitin 2012.
Oscar është një çmim amerikan vjetor për të nderuar arritjet e kinematografisë në industrinë e filmit. Edicioni i tij 88-të do të mbahet në muajin shkurt të vitit 2016.
Burimi : Press TV