Zgjedhjet e përgjakshme në Bangladesh
Në Bangladesh ditë më pare janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, por nuk kanë kaluar më mënyrë të qetë sikurse viteve më parë, për shkak të bojkotimit të opozitës me ç’rast janë rritur tensionet në vend, ndërsa në ditën e zgjedhjeve ka ardhur gjer te eskalimi i dhunës në shumë vende. Përkundër bojkotit të partisë opozitare kryesore, zgjedhjet janë mbajtur, ndërsa partia në pushtet ka arritur të korr fitore të madhe, nënkuptohet pasi që në shumë vendvotime nuk ka pas konkurrencë për shkak të bojkotit të rivalit të saj kryesor opozitar. Opozita i hedh poshtë rezultatet dhe kërkon zgjedhje të reja të cilën do të mbikëqyren nga një organ i pavarur jopartiak.
Konflikti politik është përhapur edhe nëpër rrugë, ashtu që gjatë ditës së zgjedhjeve janë vrarë 18 njerëz. Në shumicën e rasteve protestuesit opozitar janë vrarë nga ana e policisë, pasi që kanë djeg 100 lokacione të vendvotimeve dhe kanë grabitur kutit e votimeve.” Me mijëra protestues kanë sulmuar vendet e votimeve dhe policinë në shumë lokacione”, ka deklaruar shef i policisë për rajonin e Bogrës. Si rrjedhojë e saj, dhuna ka sjell gjendjen që në 6 raste policia të hap zjarr në protestuesit e dhunshëm.
“Kemi qenë të detyruar të hapim zjarr pasi që mijëra protestues kanë sulmuar me revole dhe bomba” ka thënë Mahbul Hasani, shef i policisë në qytetin verior të Parabatipurit.
Rezultatet zyrtare akoma nuk janë shpall, por është e sigurt se shumicën nga 300 vende të Parlamentit do ta ketë partia në pushtet, Lidhja Awami. Por është pikëpyetje a do të pranohen rezultatet pasi që opozita ka bojkotuar këto zgjedhje parlamentare, por edhe për shkak të dhunës së skajshme në ditën e zgjedhjeve të mbajtura. Edhe pse akoma nuk ka shpallje zyrtare por sipas burimeve jozyrtare flitet se në zgjedhje kanë dalë vetëm 20% të votuesve, nga popullata e gjithëmbarshme e Bangladeshit e cila numëron 150 milion banorë.
Këto detaje do të jenë një problem i madh për kryeministren aktuale të Bangladeshit zonjën Hasina, disa analistë mendojnë se më në fund, ajo do të duhej të arrijë kompromis me partinë opozitare, Partinë Nacionaliste të Bangladeshit(BNP), e mund të flitet edhe për mundësin që zgjedhjet të përsëriten.
Sheik Hasina është veterane politike, ajo ka qenë në funksionin e kryeministres së Bangladeshit nga viti 1996 gjer në 2001, dhe nga viti 2009 e gjer tani. Partia e saj, Lidhja Awami, është njëra nga dy partitë kryesore të Bangladeshit. Partia Lidhja Awami është formuar që në vitin 1949, në statutin e saj janë katër principet themelore të saja, si filozofi e veprimtarisë së saj: demokracia, socializmi, sekularizmi dhe nacionalizmi.
Partia kryesore opozitare, Partia Nacionaliste e Bangladeshit (BNP), ka ngjashmëri me Lidhjen Awami, porse Lidhja Awami, në teori, angazhohet për socializmin demokratik, ndërsa BNP angazhohet për liberalizmin ekonomik. Në zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2008, Lidhja Awami ka fituar 49%, ndërsa rivalja e saj BNP vetëm 33%.
Situata politike në Bangladesh nuk është bardhezi, kryeministrja zonja Hasina ka qenë e akuzuar për korrupsion, ndërsa në vitin 2012 do të jetë e njohur me qëndrimin e fortë të saj, kur nuk ka dash të lejojë hyrjen e myslimanëve të Rohingut, të ndjekur, mbi të cilët është kryer masakër i paparë në Mijanmarin fqinj.”Ajo nuk është problemi ynë, Bangladeshi edhe ashtu ka shumë banorë”.
Në krye të BNP-së gjendet politikania e shquar Begum Halida Zia. Ajo ka qenë kryeministre në periudhën prej vitit 1991 gjer në 1996 dhe prej 2001 gjer në 2006. Me fjalë tjera, Hasina dhe Halida e kanë udhëhequr Bangladeshit 25 vitet e fundit. Sikurse Hasinja ashtu edhe Halidja është personalitete kontroverse, ndoshta edhe më tepër, edhe ajo është akuzuar disa herë për korrupsion.
Skena politike e Bangladeshit është e ndarë në mënyrë të rreptë në mes mbështetësve aktual të kryeministres aktuale dhe ish kryeministres së dikurshme të Bangladeshit. Ashtu që zgjedhjet e posa mbajtura janë shndërruar në konflikt të përgjakshme me dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur. BNP-ja demokracinë e ka devijuarr duke bojkotuar zgjedhjet, dhe tani Bangladeshi mund të përfshijë në një jostabilitet dhe konflikt edhe më të madh, në rast se Lidhja Awami fituese e kryeministres aktuale zonja Hasina, refuzon të lëshoj pe në provokimet e partisë opozitare të BNP-së së ish kryeministres së dikurshme të zonjës Halida.
Burimi: Reuters, The New Nation, RT, Hindu, ANI