Irani endë qilimin më të madh në botë për Xhaminë e Madhe në Algjeri

  • None
Publikuar në Shta. 19, 2015, mesnatë

Endësit iranianë  të qilimave  në qytetin verilindor të Nishabur do të bëjnë, thurrin, një qilim të madh për Xhaminë e Madhe të Algjerisë.

Sipas faqës të internetit të Organizatës të Kulturës Islame dhe Marrëdhënie,   qilimi dë të mbulojë një sipërfaqe prej 10.000 metra katrorë.

Një numër i zyrtarëve nga qyteti Nishabur, duke përfshirë deputetët e qytetit kishin sugjeruar më parë për Vakëfin Algjerian dhe Ministrinë e Çështjeve Islamike që qilimin e Xhamisë së Madhe do ta bëjnë artizanët e Nishaburit.

Zyrtarët algjerianë e kanë mirëpritur idenë dhe i dërguan një letër Iranit nëpërmjet Ministrisë së Jashtme të Algjerisë, në Afrikën Veriore, duke shprehur gatishmërinë për të pritur një delegacion iranian për bisedimet përfundimtare për projektin.

Xhamia e Madhe Muhammedia në Algjeri, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2012, është duke u ndërtuar në një sipërfaqe prej 218.525 metër katror në Algjer.

Ajo do të jetë xhamia e tretë më e madhe në botë pas atyre të qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës, në Arabinë Saudite.

Atrakcioni kryesor i Xhamisë do të jetë minarja 265 metra e gjatë.

Kompleksi  i Xhamisë së Madhe përfshin një bibliotekë, minarja, një qendër kërkimore, një sallë konferencash, një hapësirë për namaz  ku mund të falen rreth 35.000 persona, një shkollë Kur’anore me objekte banimi  dhe një muze.

Qilimi më i madh në botë për momentin është gjithashtu një qilim i punuar nga Iranianët. Ky qilim me shumë hijeshi mbulon sallën kryesore për namaz në  të një xhamie në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Duke mbuluar një sipërfaqe prej 5,700 metra katrorë, ​​qilimi është endur brenda 21 muajve nga më shumë se 1.200 endës të qilimave të zgjedhur me kujdes,  20 teknikë, 30 dizajnues dhe ekspertë të tjerë të kualifikuar iranianë.

Prodhimi i qilimit më të madh në botë i punuar me dorë filloi në muajin janar të vitit 2006 nga ana e Kompania e Qilimave të Iranit (Carpet Company Iran (ICC). Puna e dizajnit mori gjashtë muaj, endja një vit dhe punët përfundimtare më shumë se tre muaj.

Ky qilim  i madh, punëdore është kryevepër dhe ka një dizajn unik, ku shfaqën pesë medalione të mëdha të zbukuruara me motive të ndryshme tradicionale siç janë lulet. Rreth 30 ton  lesh  dhe 15 ton pambuk janë përdorur në endjen e qilim vigan në madhësinë  prej 135x46 metra.



Burimi : IQNA News