Një xhami përdhoset në Varshavë, Poloni

  • None
Publikuar në Korrik 27, 2015, mesnatë

Një xhami në kryeqytetin e Polonisë, në Varshavë, u përdhos nga një grua.

Gruaja e la kokën një derri pranë Xhamisë dhe Qendrës Islamike -Kulturore  në Varshavë, raportoi Agjencia IINA.

Gruaja 40-vjeçare radikale është anëtare e një grupi ekstremist, thanë  raportet policore.

Policia tha se ky veprim ishte një krim dhe se kryesja e krimit do të mbahet në paraburgim për fyerje dhe përdhosjen e objekteve fetare të  muslimanëve.

Xhamia sapo ishte inauguruar në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, më 17 korrik 2015.

Kjo është xhamia e dytë në Varshavë dhe ndërtimi i saj është përballur me shumë pengesa dhe probleme.

Islamofobia është në rritje në Evropë gjatë muajve të fundit, sidomos pas  sulmit kundër revistës satirike franceze  Charlie HEBDO, në fillim të këtij viti.

Islamofobia është një term i cili përdoret për të përshkruar një armiqësi irracionale, frikë, apo urrejtje ndaj Islamit, muslimanëve, kultures  Islame dhe diskriminimit aktiv kundër këtyre grupeve apo individëve brenda tyre.

Sot, Islamofobia në Evropë manifestohet përmes qëndrimeve individuale dhe sjelljeve, si dhe politikat dhe praktikat e organizatave dhe institucioneve.



Burimi : IQNA News