Agjencia turke do të shpërndanë një milion kopje Kur'anit në Afrikë

  • None
Publikuar në Korrik 19, 2015, mesnatë

Agjencia Turke për Bashkëpunimi dhe  Koordinim (TIKA) dhe Shoqata për  Ndihmë Humanitare Hajrat thanë se do të shpërndajnë  një milion kopje të Kur'anit në vende të ndryshme të Afrikës.

Kryetari i Shoqates Humanitare Hajrat, Hakkı Akgün tha në fjalimin e tij gjatë një ceremonie në Sudan se 50.000 kopje të Kur'anit që janë të publikuara në Turqi arritën në Sudan, dhe një pjesë e tyre janë shpërndarë në vende të tjera afrikane.

Ai theksoi se kopjet e mbetura të Kur'anit do të shpërndahen brenda tri vjetësh.

Ai deklaroi se përkrahja e tyre nuk është e kufizuar me ndihma humanitare, shtoi  Hakkı Akgün: Ne jemi duke u përpjekur për të bartur  pishtarin e kulturës dhe qytetërimit Islam.

Koordinatori i TIKA-së  në Sudan, Jahja Acu, tha se ai është duke u përpjekur për të forcuar marrëdhëniet midis Turqisë dhe vendeve që ata mbështesin me programet e tyre të zhvillimit.



Burimi : The Daily Sabah