Myftiu i Madh sunni i Universitetit Al - Az-harit dënon sulmin vetëvrasës në Xhami në Kuvajt
Myftiu i Madh i Universitetit Al-Az-har dënoi sulmin vetëvrasës në një xhami të muslimanëve shi’itë në Kuvajt dhe bëni thirrje që të bashkohen kundër grupeve terroriste.
Shejh Ahmed Al Tajjib, Myftiu i Madh i Universitetit Al Az-har në Kajro, Egjipt, lëshoi një deklaratë ku dënon sulmin e ditës së xhuma në Xhaminë e Imam Sadikut në Kuvajt, ku u vranë dhjetra besimtarë-namazli musliman shi’i.
Ai tha: Sulmet e tilla terroriste të cilat shkelin të drejtat e njeriut dhe përdhosin vendet e shenjta, janë jo vetëm kundër mësimeve Islame, por ato dënohen edhe në të gjitha fetë tjera.
Shejh Ahmed el Tajjib ka kërkuar unitetin e të gjithë muslimanëve për të çrrënjosur grupet terroriste DAESH (ISIS, ISIL, IS. Terroristët i paralajmëroi kundër përçarjeve, kundër intrigave fetare dhe përplasjeve sektare.
Myftiu, Shejh Ahmed el Tajjib shprehu ngushëllimet për udhëheqësin e Kuvatit Mbretin Sabah dhe familjet e viktimave. Ai shprehu mbështetjen e Qendrës, Universitetit Al-Az-har për udhëheqjen Kuvajtit dhe të popullit në luftën e tyre kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Imami i Madh tha se sulmet e tilla terroriste nuk do të dekurajojnë muslimanët pët t’i luftar këto ideologji radikale që bien ndesh me mësimet paqësore të Islamit. Shejh Ahmed el Tajjib paralajmëroi kundër skemave mashtruese të cilat kërkojnë që të nxisin grindje sektare dhe konflikte.
Së paku 26 njerëz u vranë dhe më shumë se 220 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë, ditën e xhuma, në xhaminë e Imam Sadikut në Kuvajt.
Pas incidentit, grupi terrorist tekfirist ISIL mori përgjegjësinë për sulmin.
Burimi : Egypt SIS