Sulm terrorist në pushimore në Tunizi

  • None
Publikuar në Qershor 27, 2015, mesnatë

Numri i të vrarëve në sulmin e njerëzve të armatosur në dy hotele në një pushimore në jug të Tunizisë ka arrit në 37, ka kumtuar Ministria e Shëndetësisë e Tunizisë. Sulmet kanë ndodhur para hotelit në vendin Sousse, njërit nga destinacionet  më të popullarizuara në Tunizi. Në mes të vrarëve gjenden turistët si dhe një sulmues i armatosur, transmetojnë agjencionet e ndryshme botërore. “Fjala është për sulmin në hotel Merhaba në Sousee, një sulmues është vrarë”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë Muhamed Ali Aroui në deklaratën për televizionin nacional. Mediat lokale kanë lajmëruar nga Tunizia se sulmuesit qëllimisht e kanë zgjedhur cakun pushimoren turistike.

“Fjala është për sulm në dy hotele të ndara, por të ndërlidhur me plazhe të përbashkëta, ashtu që ekziston vetëm një hyrje në plazh. Sipas informatave të cilët i kemi, në sulm kanë marr pjesë më së paku dy sulmues, njëri prej të cilëve është vrarë. Nuk është i njohur ku gjendet për momentin sulmuesi i dytë”. Tunizia është në gjendje të gatishmërisë së lartë që nga marsi kur ndodhi sulmi në muzeun Bardo me ç’rast është vrarë një grup i turistëve të huaj. Përgjegjësinë për sulmin më të ri akoma nuk e ka marrë askush.

Sousse është vend i njohur turistik, ndërsa kompleksi turistik Port El Kantavi është pjesë e këtij rajoni. Gjendet 140 km në jug të qytetit të Tunisit, ndërsa është i popullarizuar në mesin e turistëve të cilët kërkojnë pako-aranzhmane. Shumica e turistëve të cilët vijnë në Tunizi nga Evropa, janë nga Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Italia. Në sulmin në muzeun Bardo në mars të këtij viti, shumica e viktimave ishin turistët e huaj. Këto ngjarje janë pa precedent në historinë e këtij vendi. Numri i rezervimeve në pushimoret e Tunizisë ka rënë para këtij sulmi dhe qeveria do të duhej shumë shpejt të veprojë për të rikthyer në rast se do të mund besimin e turistëve që të shpëtojë këtë sezon turistik të humbur.



Burimi : Al Jazeera