Kush është më i fortë, Perëndimi apo Rusia?

  • None
nga Adnan Kapo | Publikuar në Maj 25, 2015, mesnatë

Gjersa në Ukrainë është konflikti ushtarak, në skenën botërore po zhvillohet lufta ekonomike. Pasi që në politikë nuk ka shumë emocione, por luhet me forcën dhe numrat, do të përpiqemi të ofrojmë disa shënime të thjeshta të cilët janë të krahasueshme nga e cila mund të kuptohet zhvillimi i mëtejshëm i situatës dhe eventualisht të supozohet cila anë do të mund më gjatë të përballojë. Këtu nuk do të flasim për raportin ushtarak në terren, por për kapacitetet ekonomike të palëve kundërshtare. Kjo luftë tani udhëhiqet në planin ekonomik me futjen e sanksioneve në të dyja drejtime gjersa njëra anë nuk do të detyrohet në tërheqje. Në ndërkohë kryhen veprimet manovruese, lidhen aleancat e reja, mbyllet njëri, ndërsa hapen tregjet tjera.

Sipas vlerësimeve të ”CIA Facebook”, Rusia e cila është e vetmuar në një anë, në vitin 2014 ka pas 142.470.272 banorë dhe GDP-në prej 3, 57 trilion dollar amerikan. Disa mund të cekin si argument se Rusia nuk është e vetme dhe ka përkrahjen e Kinës apo Bjellorusisë. Megjithatë, këtu Rusinë e trajtojmë si vend të cilës i kanë vënë sanksionet Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjersa tjerëve jo, dhe se për këtë shkak Rusia është e vetme në njërën anë në këtë analizë. Njashtu është e rëndësishme të ceket, se vlerësimi i bruto të ardhurave në web faqen  CIA Facebook, kryhet sipas fuqisë blerëse të banorëve si dhe të gjitha shteteve  të cilët do të përmendim. Edhe pse shënimet nuk do të jenë shumë precize, ato do të japin shënimet të sakta në përqindje të raporteve të ekonomive.

Si krahasim fillestar në anën tjetër do të vendosim Gjermaninë, si ekonomi udhëheqëse evropiane e cila në vitin 2014 kishte 80.996.685 banor dhe GDP-në prej 3, 62 trilion dollar amerikan.

Prandaj vet ekonomia gjermane ka të ardhura bruto për kokë banori nga Rusia më të mëdha për 50 miliard dollar, që do të thotë se Gjermania me gati dyfish më pak banorë edhe më tej është më produktive për 50 miliard dollar në krahasim me Rusinë. Kur është në pyetje dija, teknologjia dhe produktet, e gjitha është absolutisht në anën e Gjermanisë. Popullata e tërë Bashkimit Evropian në vitin 2014 kishte 511.434.812 banor me bruto të ardhura prej 17, 61 trilion dollar. Ekonomia e Bashkimit Evropian, thjeshtë thënë, për 14,04 trilion dollar është më e forte se ekonomia ruse. Struktura dhe përbërja e ekonomisë, pastaj teknologjia dhe dija janë në anën e Bashkimit Evropian. Pasi që sanksionet Rusisë janë futur nga ana e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës bashkarish, është e nevojshme të shtohen edhe shënimet për popullatën amerikane dhe ekonominë amerikane.

Fuqia e parë botërore në vitin 2014 kishte 318.892.103 banorë dhe GDP-në në shumën prej17,46 trilion dollar amerikan. Në të njëjtën kohë është i rëndësishëm indikatori i cili flet për shumën e gjithëmbarshme në luftën ekonomike i cili udhëhiqet në mes dy blloqeve.

Në fund është e nevojshme të kryhet llogaria përfundimtare në të cilin nga njëra anë është Rusia me 142.470.272 dhe GDP-në me 3,57 trilion dollar, ndërsa në anën tjetër Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 830.326.915 banorë dhe GDP-në 35,07 trilion dollar.

Qytetarët rus mund të vuajnë edhe krizën më të gjatë, pasi që shumica e tyre gjatë jetës së tyre kanë ndier varfërinë dhe pritjen në radhë të gjata për furnizimet themelore të produkteve të ndryshme. Në të njëjtën kohë, qytetarët evropian dhe amerikan, për shkak të standardit shumë më të lartë me të cilën janë mësuar, kanë pritje shumë më të mëdha dhe nuk durojnë rrënjën e madhe të standardeve të tyre ekonomike familjare. 



Burimi : Al Jazeera