Kërcënohen disa xhami në Japoni

  • None
Publikuar në Mars 10, 2015, 1 a.m.

Të paktën gjashtë xhami dhe një organizatë muslimane në Japoni kanë marrë kërcënime që nga kriza e pengjeve kur dy burra japonezë u vranë nga grupi militant ISIS.

  

Sipas Shoqatës Muslimane të Japonisë me qendër në Tokio janë mes 70 dhe 80 xhami në Japoni. Në mesin e 16 xhamive që janë përgjigjur në pyetje, gjashtë kanë raportuar se kanë pranuar thirrje abuzive telefonike ose përmes postës elektronike.

   

Xhamitë në Sapporo, Tokio, Yokohama, Nagoya, Ichinomiya,  Prefektuara Aichi dhe prefekturat Niihama, Ehime, njoftuan se janë kërcënuar, ashtu si edhe Shoqata Muslimane e Japonisë.

    

Shoqata dhe xhamitë në Japoni kanë dënuar ISIS-in si një grup terrorist që kryen akte brutale që janë jashtë linjës të mësimeve Islame  dhe kanë theksuar se muslimanët e zakonshëm nuk duhet të barazohen me grupin. 

    

Pas paraqitjes të një video-filmi nga grupi militant më 1 shkurt 2015, tregohet se gazetarit të pavarur Kenji Goto i është prerë koka, xhamitë kanë marrë mesazhe abuzive të tilla si Vdekje, Feja e vrasësve dhe Unë i urrej muslimanët, si dhe kërcënime të tilla si Largohuni nga     Japonia tani në qoftë se ju nuk do të vriteni. 

    

Disa nga xhamitë, të shqetësuara për sigurinë e fëmijëve që vijojnë namazet, kontaktuan policinë lokale dhe janë këshilluar për masat e sigurisë.

    

Stafi në një xhami në Sendai, tha se ndërsa ata nuk ishin të kërcënuar drejtpërdrejt, një student musliman është larguar nga banesa prej pronarit cili u betua se do t’i refuzojë studentët musliman të banojnë me qira.

    

Ka shumë pak përbuzje për muslimanët në Japoni. Ne ndjehemi  të kënaqur që jetojnë këtu , tha stafi i xhamisë Sendai në përgjigje të pyetjeve.

   

Pasi një xhami në Nagoya ka raportuar se ka marrë thirrje abuzive, ajo u përmbyt me mesazhe të përkrahjes. Ajo, gjithashtu,  ka marrë një buqetë me lule me një shënim që thoshte se, Duke shpresuar nuk do të ketë më paragjykime.



Burimi : Japantimes