Grupet tekfiriste nuk kanë asnjë qëllim përveç të njollosin imazhin e Islamit

  • None
Publikuar në Jan. 25, 2015, 1 a.m.

Një veprimtar musliman jordanez i mediave tha se grupet tekfiriste  nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç të njollosin imazhin e Islamit.

   

Duke folur për Agjencinë IQNA, Feys Muhammed Teysir Tibyan shtoi se krimet e kryera nga i ashtuquajturi Shtet Islamik në Irak dhe Levant (ISIL) dhe grupeve të tjera tekfiriste kanë çuar në përhapjen e Islamofobisë në Perëndim. 

   

Kjo është ajo që Perëndimi ka kërkuar, theksoi ai.

Grupi ekstremist ISIL, i cili kontrollon pjesë të territorit verior të Sirisë, ka dërguar luftëtarët e tij në Irakun fqinjë në qershor të vitit të kaluar, shpejt ka pushtuar sipërfaqe të mëdha toke rreth kufirit midis dy vendeve. 

  

Feys Muhammed Teysir Tibyan ka dënuar krimet monstruoze tekfiriste dhe tha se ata nuk kanë të bëjnë asgjë me mësimet e Islamit dhe Kur’anit.

   

Ai theksoi se shkatërrimi i vendeve të shenjta, të cilat i kryen grupet si ISIL-i të cilat janë vepra të ekstremizmit dhe si të tilla duhet dënuar.

    

Diku tjetër në fjalën e tij, aktivisti jordanez theksoi nevojën për unitet në mesin e muslimanëve dhe udhëheqje të unifikuar në Botën Muslimane.

   

Bota Islame është aktualisht duke vuajtur për shkak të mungesës së lidershipit, tha ai duke shtuar se Republika Islamike e Iranit duhet të marrë udhëheqjen e Botës Muslimane në mënyrë që të bashkohen muslimanët shi’itë dhe muslimanët sunnitë.