Ministri jordanez: Moderimi është themeli i Islamit

  • None
Publikuar në Dhj. 14, 2014, 1 a.m.

Ministri i Jordanisë për Çështje-Fetare-Islame tha moderimi është themeli i Islamit.

   

Duke iu drejtuar Forumit Ndërkombëtar të titulluar Uniteti Islamik dhe Toleranca, Hahel Abdulhafiz Davudi shtoi se dijetarët muslimanë duhet të promovojnë moderimin, unitetin dhe tolerancën në Botën  Muslimane, raportoi e përditshmja  al-Dastur.

Ai tha se Islami është duke u sulmuar nga ana e armiqve, si dhe nga disa përbrenda, të cilët janë duke e shtrembëruar imazhin e fesë.

   

Diku tjetër në fjalën e tij, ministri i lartpërmendur jordanez i përmendi sulmet sioniste   në Xhaminë el-Aksa xhamisë dhe tha se mbrojtja e Xhamisë së Shenjtë është detyrë e çdo muslimani.

     

Forumi me titull Uniteti dhe Toleranca Islame u mbajt të dielën në kryeqytetin jordanez, në Amani

     

Dijetarët muslimanë dhe figura të shquara nga Tunizia, Algjeria, Jemeni, Palestina, Libani, Sudani, Egjipti, Malajzia, Bangladeshi dhe Turqia morën pjesë në këtë veprimtari ndërkombëtare.