Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Tunizi

  • None
Publikuar në Tet. 31, 2014, 1 a.m.

Zgjedhjet parlamentare në Tunizi të mbajtura gjatë kësaj jave edhe njëherë kanë vërtetuar se në botën arabe po vjen gjer te ndërrimi i trendit, islami politik po humb në ritëm, sidomos pas rrëzimit me grushtshtet ushtarak në Egjipt të kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike Muhamed Mursit. Herët në mëngjes u shpallën rezultatet e zgjedhjeve në Tunizi, partia sekulare Nida Tunis(Tunizia thërret)  korri fitore bindëse në zgjedhje, duke ndërprerë dominimin e partisë islamike Ennahda e cila ka fituar pas rrëzimit të kryetarit shumëvjeçar diktatorial Ben Ali. Të rikujtojmë se me ngjarjet e para të ndodhura në fund të vitit 2010 dhe në fillim të vitit 2011 ka filluar procesi i ashtuquajtur politik”Pranvera arabe”. Ky zhvillim i ngjarjeve, në Tunizi e pastaj në Egjipt, e më vonë me ndihmën e agresionit të jashtëm ushtarak në Libi, i ka konvenuar fuqive rajonale të cilët kanë dashtë të imponohen si liderë të islamit politik, e të cilit në rend të parë ishin Turqia dhe Katari. Por ky trend zgjati shkurtë, pasi që fizikisht është ndërprerë në Siri. Plani për ndryshime rrënjësore në Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore është ndërprerë para dyerve të Damaskut dhe në ndërkohë ka filluar të forcohet rezistenca kundër islamistëve në të gjitha vendet, ndërsa fitorja e partisë sekulare në Tunizi është një hap më tepër në këtë drejtim. Partia Nida Tunis ka filluar fushatën zgjedhore me platformën eksplicite anti-islamike të cilën program votuesit e Tunizisë pozitivisht e kanë njohur. Tunizia ka qenë shtet i përparuar, dhe se islamin regresiv shumica e popullsisë e ka refuzuar, sidomos pas asaj kur patën rast të shohin se si kanë udhëhequr gjatë mandatit të tyre qeverisës.

 

Por gjërat akoma nuk janë plotësisht të qeta, islamistët radikal akoma kërcënojnë dhe sporadikisht herë pas here vjen gjer te konflikti i armatosur me ushtrinë dhe policinë. Nida Tunis ka fituat 85 vende në parlament nga gjithsejtë 217, ndërsa partia islamike e gjertanishme e cila ka qeverisur Ennahda ka humb 23 vende dhe tani i ka vetëm 69. Partinë Nida Tunis e udhëheq veterani politik, Beji Caid Essebsi(87) i cili gjatë viteve tetëdhjeta ka shërbyer si ministër i punëve të jashtme, ndërsa gjatë viteve nëntëdhjeta ishte kryetar i parlamentit gjatë kohës së udhëheqjes së kryetarit Ben Ali. Në parti marrin pjesë spektri i gjerë, sindikalistët, njerëz afarist, por edhe politikanët të shumtë nga regjimi i vjetër. Plotësisht kanë refuzuar çfarëdo mundësi të lidhjes së koalicionit me partinë proislamike Ennahda, duke theksuar se bashkëpunimi me këta ”është kundër natyrës së tyre”.