Shkenca dhe Teknologjia në Qytetërimin Islam

  • None
Publikuar në Tet. 13, 2014, mesnatë

Një Simpozium Ndërkombëtar me titull Shkenca dhe Teknologjia në Qytetërimin Islam do të organizohet nga Qendra Kërkimore për Historinë, Artin dhe Kulturën (IRCICA, Stamboll, Turqi) bashk me  Universitetin Khazar (Baku, Azerbajxhan).

 

Simpoziumi do të mbahet në Baku më 19-22 shkurt 2015.

 

Simpoziumi ka për qëllim të kontribuojë në studimet mbi historinë e qytetërimeve duke inkurajuar hulumtime objektive për veprimtarinë shkencore të kryera në Botën Muslimane gjatë gjithë historisë dhe arritjeve të shkencëtarëve të kësaj bote në shkenca të ndryshme, duke i dhënë kështu periudhën kulmore të shkencave islame vendin që i takon në historinë botërore të shkencës dhe, në një nivel më të gjerë, duke hedhur dritë mbi një fazë më pak të njohur të evolucionit të qytetërimeve.

 

Shkenca në Islam, astronomia, Gjeografia, Gjeometria, Fizika, Optika, Medicina, Kimia, Shkencat Natyrore, Mekanika, Teknologjia Arkitektonike, Shkenca e Lundrimit dhe Teknologjia e Luftës do të diskutohen në këtë konferencë.