Jusuf Al-Kardavi kundërshton koalicionin e SHBA-ve kundër ISIL
Duke kundërshtuar mizoritë e të ashtuquajturit Shtet Islamik në Irak dhe Levant (ISILl), dijetari i shquar mysliman, Shejh,dr. Jusuf Al-Kardavi ka pohuar kundërshtimin e tij ndaj koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër grupit, duke shtuar se Amerika lëvizë vetëm për interesat e saj.
Unë kam ide dhe metoda krejtësisht të ndryshme nga ISIL ,tha Dr Al-Kardavi, kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Musliman, në komentet e shkruara në gjuhën arabe të dielën në Twitter
Nga ana tjetër, unë nuk e pranoj veprimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër tyre, sepse SHBA ndjek interesat e veta, e jo vlerat Islame. Një grup i kombeve, duke përfshirë 10 shtete arabe, kanë rënë dakord të formojnë një koalicion për të luftuar Shtetin Islamik (IS) në Irak dhe Siri.
Përfaqësuesit e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik po takohen në Paris për të ndarë detyrat për zgjerimin e operacioneve ushtarake në Lindjen e Mesme.
Organizuar së bashku nga presidenti francez dhe i Irakut,
Konferenca bashkon SHBA-në dhe vendet kryesore të NATO-s, Aleatët Perëndimorë nga Bota Arabe dhe përfaqësuesit e BE-së.
Aleatët janë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Australia, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Iraku.
Koalicioni i ri u njoftua pas fjalimit që mbajti presidentit amerikan. Barack Obama javën e kaluar për të autorizuar sulmet ajrore për herë të parë në Siri dhe më shumë sulme në Irak.
Korrikun e kaluar, Dr.Jusuf Kardavi, kryetar i kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Musliman, hodhi poshtë njoftimin e ISIL-it për formimin e Halifatit në zonat që i kontrollojnë në Irak dhe Siri, duke thënë se ajo nuk kishte ndonjë aspekte Islam as nuk është reale.
Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Musliman ka paralajmëruar, gjithashtu, se deklaratat e tilla hapin derën për kaos dhe lejon organizatën tjetër që të fut veten në një çështje të rëndësishme siç është ajo e Hilafetit Islam.
Militantët e ISIL-it janë dënuar gjerësisht nga muslimanët në mbarë botën të cilët kanë mbajtur disa protesta për të shprehur zemërimin kundër terrorizmit.