Një interpretim i ri i Kur’anit u botua në Tunizi
Një interpretim i ri i Kur'anit të Shenjtë nga Shejh el-Sadik bil-Hajr el-Sajjari u botua në Tunizi.
Dega e agjencisë IKNA në Afrikë njoftoi se komenti i titulluar Tashil el-Tefsir li-Muhkam Ajet Al-Tanzil u botua në 2.197 faqe.
Vepra është shkruar në një gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme, në mënyrë që të gjithë me ndonjë sfond arsimor mund ta lexojnë dhe të përfitojnë prej saj.
Dijetari tunizian, Shejh el-Sadik bil Hajr el-Sajjari (1918-2000), ishte një student i Shejhut, Muhammed Al-Tahir bin 'Asirisë, autori i interpretimit të famshëm të Kur'anit me titull Tahrir Al-Ma'ni Al-Sadid wa Tanvir Al-'Akl Al- Xhadid min Tefsir El-Kitab el-Mexhid i njohur gjerësisht si Al-Tahrir ve el-Tanvir.
Në vitin 1941, dijetar ka marrë një Certifikatë Ndërkombëtare të Shkencave Fetare nga Xhami 'al-A'zam në Tunizi dhe ka kryer një hulumtim shkencor katër-vjeçar në interpretimin Kur'anor.
Rezultati i hulumtimit të tij ishte një koleksion i dorëshkrimeve të cilat Munji Al-Ka'bi, historian i famshëm tunizian, i ka rishikuar dhe botuar.