Rusia rreshtohet me Iranin, retë e luftës po shpërndahen

nga Mk Bhadrakumar | Publikuar në Tet. 17, 2024, 1:38 a.m.

Duket se Izraeli ka hequr dorë nga plani i sulmit kundër Iranit. Pas kësaj tërheqjeje mund të qëndrojnë një sërë rrethanash, gjë që hedh poshtë retorikën e zhurmshme të Izraelit se është gati të sulmojë.

Duket se Izraeli ka hequr dorë nga plani i sulmit kundër Iranit. Pas kësaj tërheqjeje mund të qëndrojnë një sërë rrethanash, gjë që hedh poshtë retorikën e zhurmshme të Izraelit se është gati të sulmojë.

Pavarësisht menaxhimit të shkëlqyer të medias së Izraelit, raportet kanë dalë se sulmi raketor i Iranit më 1 tetor ishte një sukses i mrekullueshëm. Ky ishte një tregues i aftësisë parandaluese të Iranit për të shtypur Izraelin nëse është e nevojshme. Dështimi i Shteteve të Bashkuara për të kapur raketat hipersonike të Iranit kishte mesazhin e vet. Irani deklaron se 90 për qind e raketave të tij depërtuan në sistemin e mbrojtjes ajrore të Izraelit.

Inxhinieri teknik dhe rishikuesi i sigurisë Will Schryver shkroi në X:

"Nuk e kuptoj se si kushdo që ka parë pamjet video të sulmeve raketore të Iranit ndaj Izraelit nuk mund të pranojnë se ky është një demonstrim mahnitës i aftësive të Iranit. Raketat balistike të Iranit shkatërruan sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane/izraelite dhe nisën sulme të shumta raketore me kokë lufte ndaj objektivave ushtarake izraelite."

Në mesin e panikut të shkaktuar në Izrael, siç deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, deri më 4 tetor, ende nuk ishte marrë një vendim se çfarë lloj përgjigjeje duhet të jepte Izraeli kundër Iranit. Në një fjalim të rrallë nga dhoma e konferencës në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pasi zyrtarët izraelitë thanë se "hakmarrja e rëndësishme" ishte e pashmangshme, Biden u shpreh se: “Po të isha unë në vendin e tyre [Izraelit], do të konsideroja alternativa të tjera përveç goditjes së fushave të naftës.”

Biden shtoi se izraelitët "nuk kanë vendosur se si dhe çfarë të bëjnë" në lidhje me hakmarrjen. Biden u tha gjithashtu gazetarëve se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të kujtojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Izraelin kur të vendosë në lidhje me hapat e ardhshëm. Ai pretendoi se po përpiqej të bashkonte botën për të shmangur një luftë të gjithanshme në Azinë Perëndimore.

Është më e sigurt të besosh Biden në këtë pantomimë, sepse e vërteta është se pa kontributin e SHBA-së, ndihmën praktike, paratë dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë, Izraeli nuk ka fuqi të përballet me Iranin. Dominimi rajonal i Izraelit është i kufizuar në kryerjen e planeve të vrasjes dhe sulmimin e civilëve të paarmatosur.

Megjithatë, edhe këtu është e diskutueshme se sa i vetë mjaftueshëm është Izraeli kundër Iranit. Lajmet kanë dalë se inteligjenca e re teknologjike e SHBA-së zbuloi vendndodhjen e liderit të Hezbollahut Sejjid Nasrallah dhe se kjo u transmetua në Izrael, duke çuar në vrasjen e Nasrallah.

Është interesante se drejtori i CIA-s, William Burns, ndërhyri për të mohuar zërat se Irani kreu një provë bërthamore të shtunën. Duke folur në një konferencë sigurie të hënën, Burns tha se Shtetet e Bashkuara po monitorojnë nga afër aktivitetet bërthamore të Iranit për ndonjë shenjë se ai po nxiton drejt një bombe bërthamore.

“Ne nuk shohim asnjë provë sot se është marrë një vendim i tillë. Ne po vëzhgojmë me shumë kujdes” - tha ai. Burns fshiu butësisht një tjetër justifikim për sulmin ndaj Iranit.

Një nga faktorët kritikë që detyron Izraelin / SHBA - në të shtyjnë çdo sulm ndaj Iranit është paralajmërimi i ashpër i Teheranit se çdo sulm ndaj infrastrukturës së tij nga Izraeli do të përballet me një përgjigje edhe më të ashpër. “Ndërkohë, sipas fjalëve të ministrit të Jashtëm Abbas Irakqi, i cili i dha Izraelit një “mesazh” sfidues duke vizituar Libanin dhe Sirinë gjatë fundjavës, “Irani e ka mbështetur fuqishëm rezistencën dhe do ta mbështesë gjithmonë atë”.

Më parë, më 4 tetor, Udhëheqësi Suprem Ayatollah Ali Khamenei mbajti një predikim të rrallë në mbrojtje të sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se ai ishte "legjitim dhe i ligjshëm" dhe se Teherani do ta bënte përsëri këtë "po të ishte e nevojshme". Duke folur në persisht dhe arabisht gjatë namazit të së premtes në Teheran, Khamenei u shpreh se Irani dhe Boshti i Rezistencës nuk do të tërhiqen kundër Izraelit. Khamenei tha se Irani "as nuk do të vonojë dhe as do të veprojë me nxitim për të përmbushur detyrën e tij" ndaj Izraelit.

Por ka diçka tjetër që i pengon izraelitët dhe shkakton shqetësim në mendjen amerikane: hija e zgjatur e Rusisë mbi strukturën e Azisë Perëndimore.

Analistët ushtarakë amerikanë kanë njoftuar se disa armë ruse shumë të avancuara, përfshirë raketat S - 400, janë transferuar në Iran gjatë javëve të fundit dhe se personeli ushtarak rus që do të përdorë këto sisteme është dërguar në Iran. Ka spekulime se sekretari rus i Këshillit të Sigurimit (ish - ministri i Mbrojtjes) Sergei Shoigu ka zhvilluar së fundmi dy vizita sekrete në Iran.

Kuptohet se Moska iu përgjigj po ashtu kërkesës së Iranit për të dhëna satelitore mbi objektivat izraelite për sulmin raketor të 1 tetorit. Rusia gjithashtu furnizoi Iranin me sistemin e luftës elektronike me rreze të gjatë "Murmansk - BN".

Sistemi "Murmansk - BN" është një sistem i fuqishëm EW (lufta elektromagnetike) që mund të bllokojë dhe përgjojë sinjalet e radios së armikut, GPS, komunikimet, satelitët dhe sistemet e tjera elektronike deri në 5000 km dhe të neutralizojë municionet "e zgjuara" dhe sistemet e mjeteve ajrore pa pilot dhe ka kapacitetin të prishë sistemet e komunikimit satelitor me frekuencë të lartë të SHBA-së dhe NATO-s.

Përfshirja e Rusisë në përplasjen e Iranit me Izraelin ka potencialin të ndryshojë rregullat e lojës. Sipas Shteteve të Bashkuara, kjo situatë ngre mundësinë e një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë, të cilën ajo nuk e dëshiron.

Këtë skenar e tregojnë po ashtu edhe fjalët e ndihmësit presidencial Yury Ushakov, i cili u citua nga agjencitë zyrtare ruse të lajmeve të dielën të thoshte se Putin planifikon të takohet me homologun e tij iranian Massoud Pezeshkiyan në Ashgabat, kryeqytet të Turkmenistanit, më 11 tetor.

Ushakov nuk dha informacion të detajuar në lidhje me takimin. Në fakt ishte një surprizë që të dy liderët do të takoheshin sërish në samitin e BRICS që do të mbahet në Kazan të Rusisë, më 22 -24 tetor.

Natyrisht që edhe iranianët janë në mëdyshje. Moska dhe Teherani njoftuan se presidentët e tyre do të vizitojnë Ashgabatin më 11 tetor për të marrë pjesë në ceremoninë e 300-vjetorit të lindjes së poetit dhe mendimtarit turkmen Magtymguly Pyragy. Tym dhe pasqyra! (këtu dhe këtu)

Është e besueshme që Moska dhe Teherani menduan të çonin përpara nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes së mbrojtjes Rusi - Iran, e cila ishte planifikuar të nënshkruhet në Kazan, në një mjedis të tensioneve rajonale në rritje.

Nëse është kështu, ngjarja e së enjtes do të kujtojë vizitën e improvizuar të ministrit të jashtëm sovjetik Andrei Gromyko në Nju Delhi për nënshkrimin e Traktatit historik të Paqes, Miqësisë dhe Bashkëpunimit në mes të Indisë dhe BRSS-së më 9 gusht të vitit 1971.

Quditërisht, ai shtoi edhe se Putin nuk planifikon të takohet me Netanyahun. Putin nuk i është përgjigjur ende kërkesës së Netanyahut për një telefonatë të bërë pesë ditë më parë. Miti se Netanyahu ka një marrëdhënie të veçantë me Putinin, të cilin ai e krijoi vitet e fundit për të ndikuar në opinionin e tij publik të brendshëm (dhe për të ngatërruar rrugën arabe), po shembet.

Nga ana tjetër, duke shënuar një takim urgjent në Ashgabat - në fakt, presidenti i Turkmenistanit Serdar Berdimuhamedov ishte në një vizitë pune në Moskë vetëm të hënën/të martën - Kremlini po ia bën të qartë Uashingtonit dhe Tel Avivit se Moska është në një linjë të pakthyeshme me Teheranin dhe do ta ndihmojë atë me çfarëdo mjeti të nevojshëm. (Kriza e Azisë Perëndimore bënë që Biden të thyejë akullin me Putinin, shihni blogun tim, Indian Punchline, 5 tetor 2024)

A nuk është kjo përsëritje e historisë? Traktati Indo - Sovjetik i vitit 1971 ishte traktati ndërkombëtar më i rëndësishëm i nënshkruar nga India që nga Pavarësia. Kjo nuk ishte një aleancë ushtarake. Megjithatë, Bashkimi Sovjetik rriti kapacitetin ushtarak të Indisë për një luftë të afërt dhe krijoi hapësirë ​​për Indinë për të forcuar bazën e autonomisë së saj strategjike dhe kapacitetin e saj për të vepruar në mënyrë të pavarur.



Burimi : www.indianpunchline.com