Si u bë Elon Musk sionist?
Musk jo vetëm që përdori platformën 'Twitter' për të çuar përpara propagandën sioniste, por ai në të njëjtën kohë pezulloi edhe shumë llogari të cilat ishin "në kundërshtim me narrativën sioniste".
Në artikullin e tij të bërë për Walid Tamtam al-Meyadin, ai shqyrton se si Elon Musk u bë sionist, "nga mbrojtja e tij për lirinë e shprehjes e deri tek mbrojtja e tij ndaj sionistëve". Ai thekson se Elon Musk e zhvendosi fokusin e tij nga absolutizmi i lirisë së shprehjes në propagandën izraelite duke bërë një udhëtim në Izrael kur filloi bojkoti i reklamave të kompanive të shqetësuara për "reputacionin" e tyre kundër fushatave reklamuese në Twitter.
Edhe njeriu më i pasur në botë nuk mund të përballojë të humbasë dollarët e reklamave të korporatave në një platformë të mediave sociale; X në emër të një fushate shpifëse të udhëhequr nga ADL kundër Elon Musk në ditët e para të marrjes së Twitter, ka pasur ndryshime të rëndësishme për Musk-un. Pasi Elon Musk nënshkroi marrëveshjen për të blerë Twitter për 44 miliardë dollarë më 27 tetor të vitit 2022, është përjetuar një periudhë e turbullt rritjeje për llogaritë e djathta konservatore, veçanërisht me kthimin e Alex Jones në X dhe fillimin e shfaqjes së Tucker Carlson në Twitter në qershor të vitit të kaluar.
ADL dhe Musk
Ndërsa Anti-Defamation League ose ADL, e përshkruan veten si një organizatë që shërben si një lider global në luftën kundër antisemitizmit, kundër ekstremizmit dhe luftimit të fanatizmit, është e ditur historikisht se ADL ka kryer fushata për të njollosur kritikët e Izraelit, duke përfshirë politikanë përparimtarë, anti-sionistë konservatorë, madje edhe CEO i Tesla-s, Elon Musk, i cili në ditët e para të zotërimit të Twitter - it lejoi lirinë e fjalës, duke siguruar që llogaritë pro - palestineze të kishin një përdorim të barabartë të platformës. Në të njëjën kohë, ADL është e njohur edhe për deklarimin e saj në mesin e komuniteteve të tjera pakicë në Shtetet e Bashkuara dhe e ka portretizuar veten me një mision për të luftuar urrejtjen që është fokusuar pothuajse ekskluzivisht në avokimin pro-Izraelit që nga tetori i vitit të kaluar.
Përçarja në mes të Musk dhe ADL shpërtheu kur Elon Musk iu bashkua një hapësire në Twitter (link) me komentuesit konservatorë amerikanë Alex Jones, Nick Fuentas dhe të tjerë. CEO i ADL, Johnathan Greenblatt, u përqendrua në pjesëmarrjen e zërave më të diskutueshëm konservatorë dhe e cilësoi të gjithë seancën si një "fushatë antisemitike". Kjo gjë ndikoi që organizata të tjera, si Media Matter for America, të etiketojnë postime të shumta në Twitter si pro-naziste dhe shkaktoi një bojkot reklamash të kompanive të shqetësuara për reputacionin e tyre për fushatat reklamuese në Twitter. BM, Apple, NBC Universal, Comcast, Disney, Paramount Global dhe kompani të tjera ndaluan shpenzimet e reklamave në Twitter, duke bojkotuar plotësisht platformën në nëntor të vitit 2023.
Bojkotimi i Twitter
Në një intervistë të bërë me The New York Times më 29 nëntor, Elon Musk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me shqetësimin e tij për humbjen e të ardhurave duke thënë: "go f... yourself" dhe "nëse mendon se mund të më shantazhosh me para, go f... yourself". Duket se kjo deklaratë ishte thjesht retorikë, sepse që nga fillimi i bojkotit në Twitter, ai e ka zhvendosur fokusin e tij nga absolutizmi i fjalës së lirë në propagandën izraelite duke bërë një udhëtim në Izrael dhe ai madje i bëri këto deklarata të guximshme vetëm pasi filloi fushata e tij PR pro - izraelite tre ditë më parë.
Udhëtimi i Musk në Izrael
Më 27 nëntor 2023, muaji kur filloi bojkoti në Twitter, Musk, i veshur me një jelek antiplumb, vizitoi "Izraelin" jugor i shoqëruar nga kryeministri izraelit Netanyahu, të cilin mund ta përshkruajmë vetëm si një udhëtim propagandistik izraelit. Musk asnjëherë nuk e vuri në dyshim regjimin e Netanyahut apo fushatën e bombardimeve me qilima në Gaza që vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe CEO i Twitter nuk e kundërshtoi këtë.
Biseda Musk - Netanyahu
Të mërkurën, më 24 korrik, Elon Musk mori pjesë në fjalimin e mbajtur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në seancën e përbashkët të Kongresit, i cili nuk ishte shumë i pëlqyer nga publiku amerikan dhe i shërbeu plotësisht imazhit të ruajtjes së mbështetjes së Partisë Likud të Netanyahut dhe aleatit të saj më të fortë, SHBA-së.
Ndërsa fjalimi u përshëndet nga mijëra protestues jashtë Capitol Hill, duke sinjalizuar mosbesimin e publikut amerikan ndaj marrëdhënieve SHBA - Izrael, brenda, të dyja anët e rrugës politike kishin një zakon të turpshëm për të duartrokitur Netanyahun gati 40 herë në më pak se një orë. Musk u pa duke treguar qartë ndjenjën e tij të sapogjetur pro-izraelite, duke i dhënë duartrokitje Netanyahut gjatë segmentit të të ftuarve specialë.
Sionizmi bllokon lirinë e shprehjes në X
Pikëpamjet e Musk mund të ishin parë si të ndara nga regjimi i ri i Twitter-it dhe politika e censurës së medias, por në një debat të gjallë të hapësirës X me Netanyahun, u bë e qartë se miliarderi e gjeti veten duke i shërbyer propagandës izraelite në platformë kur tha se "nuk ka alternativë tjetër" në lidhje me luftën e Izraelit në Gaza, duke shtyrë pikën e propagandës së regjimit izraelit se Hamasi "duhet shkatërruar".
Musk jo vetëm që përdori platformën 'Twitter' për të çuar përpara propagandën sioniste, por ai në të njëjtën kohë pezulloi edhe shumë llogari të cilat ishin në kundërshtim me narrativën sioniste siq janë Noura Erakat dhe gazetari veteran palestinez Said Arikat. Ndërsa Twitter mbetet një platformë më e ekuilibruar se të tjerat, postimet e CEO-së së saj drejtuar personalitetit të kryeministrit izraelit duhet t'i bëjnë të rrënqethen këdo që dëshiron të sigurojë jetesën në platformë, ndërsa llogaritë izraelite kanë pikëpamje që mund të quhen antisemitike sa herë që ata e shohin të arsyeshme.
Liria e shprehjes është sërish në rënie
Fillimisht, kisha shpresë për projektin e fjalës së lirë të Elon Musk në Twitter, duke ditur se ai posedonte pasurinë për të ruajtur pronësinë dhe funksionimin e platformës, besoja se ai mund të ishte i vetmi manjat i mediave sociale kundër censurës me prirje konservatore në shoqëri të keqe me Mark Zuckerberg nga META dhe Sundar Pichai nga Google, të cilët janë bashkuar me qeveritë për të censuruar përmbajtjet e ndjeshme politikisht në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 2020-ës.
Ndërsa Twitter mbetet një platformë më e ekuilibruar se Facebook, Instagram dhe YouTube, ne do të shohim nëse do të jetë kështu në qoftë se Elon Musk vazhdon në të njëjtën rrugë. Është vetëm çështje kohe para se e gjithë skena e mediave sociale të kthehet përsëri në gjendjen e mëparshme.
Burimi : Yakın Doğu Haber