Imam Khamenei: Bota virtuale nuk duhet të zëvendësojë librat / Dua që të gjithë të lexojnë libra

Publikuar në Maj 22, 2024, 1:03 a.m.

“Një arsye tjetër për të vizituar panairin e librit është përhapja e dashurisë për librin dhe leximin. Unë besoj se të gjithë, të të gjitha moshave dhe niveleve kulturore, kanë nevojë për libra dhe se asgjë nuk mund t'i zëvendësojë librat. Bota virtuale ka ndikuar në nivelin e leximit të librit, por nuk duhet të zëvendësojë librin. Edhe aktivistët e botës virtuale duhet ta konsiderojnë gjithashtu detyrën e tyre përhapjen e vlerës së librit dhe leximit.”

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Imam Khamenei vizitoi të hënën në mëngjes stendat e ndryshme të librave në Panairin e 35-të Ndërkombëtar të Librit në Teheran për 3 orë.

Gjatë vizitës së tij, Ajetollah Khamenei bisedoi me botuesit, autorët dhe pronarët e stendave të librave dhe mori informacione në lidhje me botën botuese, situatën e tregut të librit si dhe pjesëmarrjen në panair.

Në një intervistë pas vizitës në panairin e librit, Ajatollah Khamenei deklaroi se motivimi i tij për vizitën ishte kryesisht dashuria dhe interesimi i tij personal për librat dhe u shpreh kështu:

“Një arsye tjetër për të vizituar panairin e librit është përhapja e dashurisë për librin dhe leximin. Unë besoj se të gjithë, të të gjitha moshave dhe niveleve kulturore, kanë nevojë për libra dhe se asgjë nuk mund t'i zëvendësojë librat. Bota virtuale ka ndikuar në nivelin e leximit të librit, por nuk duhet të zëvendësojë librin. Edhe aktivistët e botës virtuale duhet ta konsiderojnë gjithashtu detyrën e tyre përhapjen e vlerës së librit dhe leximit.”



Burimi : Medya Şafak