Mbështetja e Iranit për Palestinën nga udhëheqësit e Rezistencës Palestineze
Përfaqësuesi i Hamasit në Liban, Ahmed Abdulhadi, dha këto informacione të rëndësishme: "Ideja e tunelit erdhi nga dy persona. I pari është komandanti dëshmor Imad Mughniye, ndërsa i dyti Haxhi Kasim Sulejmani. Gjenerali Suleimani ka qenë në Gaza më shumë se një herë dhe ka qenë i përfshirë në zhvillimin e strategjisë së mbrojtjes së Gazës që nga fillimi."
Udhëheqësi karizmatik dhe arkitekti i Revolucionit Islamik, Imam Khomeini luajti një rol të rëndësishëm në ngritjen e ndërgjegjësimit global për çështjen palestineze dhe e shpalli të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit si "Dita e Jeruzalemit".
Imam Khomeini e promovoi Palestinën si boshtin e unitetit mysliman dhe e sheh atë si çështjen më të rëndësishme për botën islame.Themeluesi i Republikës Islamike të Iranit u kishte bërë thirrje myslimanëve në mbarë botën që të premten e fundit të Ramazanit të tregojnë mbështetjen dhe solidaritetin e tyre për çështjen palestineze.
Trashëgimia e lavdishme e Imam Khomeinit është përcjell në mënyrë të admirueshme nga pasardhësi i tij i denjë, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ayatollah Seyed Ali Khamenei, i cili është mbrojtësi më i zëshëm i kauzës dhe rezistencës palestineze.
Vizioni i Imam Khameneit është të vazhdojë luftën për të çliruar tokat e pushtuara palestineze nga entiteti kolonial - sionist. Në përputhje me këtë vizion, Irani ka mbështetur grupet e rezistencës të cilat për vite me radhë luftojnë kundër pushtimit në Palestinë.
Në fjalimin e tij të mbajtur në Ditën Ndërkombëtare të Jeruzalemit në vitin 2022, Ajatollah Khamenei tha: "Është ekzistenca e Rezistencës ajo e cila pastroi zonat e pushtuara të Libanit nga sionistët, e nxori Irakun nga fyti i Shteteve të Bashkuara dhe e çliroi atë nga ISIS, ndihmoi mbrojtësit sirianë kundër planeve të SHBA-së si dhe luftoi terrorizmin ndërkombëtar.
Udhërrëfyesi vuri në dukje se ishte Rezistenca ajo e cila "e ndihmoi popullin jemenas në luftën e imponuar ndaj tij" dhe se ishte prap Rezistenca ajo që "do t'i gjunjëzojë uzurpatorët sionistë me ndihmën hyjnore, përmes luftimeve gjoks më gjoks, dhe do t'a bëjë çështjen e Jeruzalemit dhe Palestinës më të spikatur në opinionin publik botëror përmes luftës”.
Që nga themelimi i saj në vitin 1979 e deri më tani, Republika Islamike e Iranit ka punuar pa u lodhur për të mbështetur popullin palestinez dhe luftën e tij për të mbrojtur veten dhe tokën e tyre kundër agresionit dhe pushtimit sionist.
Grupet e rezistencës me bazë në Rripin e Gazës dhe Bregun e pushtuar Perëndimor kanë zhvilluar vetëbesim gjatë viteve dhe janë në gjendje të luftojnë pushtuesit pa marrë asnjë ndihmë nga jashtë. Megjithatë, Irani vazhdon të jetë një burim mbështetjeje dhe fuqie për ta.
Mbështetja e palëkundur dhe e vendosur e Iranit për rezistencën palestineze pranohet edhe nga ana e krerëve të këtyre grupeve të rezistencës. Sipas fjalëve të tyre, Irani, ndryshe nga shumë vende të pasura myslimano-arabe, e mbështeti rezistencën palestineze si me fjalë ashtu edhe me shpirt.
Irani si aleat dhe donator i përhershëm
Në deklaratat e tij gjatë vizitës së tij të fundit në Teheran, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Palestineze të Xhihadit Islamik (PIJ), Ziyad Nahale, vuri në dukje se mbështetja e Iranit luajti një rol të rëndësishëm në rezistencën kundër okupimit izraelit.
Nahale theksoi se pa mbështetjen e palëkundur të Iranit, populli palestinez nuk do të ishte në gjendje të qëndronte kundër regjimit izraelit të mbështetur nga Perëndimi dhe vlerësoi rolin kyç të luajtur nga Irani, duke përfshirë diplomacinë e tij aktive në mbështetjen e rezistencës së paepur të popullit palestinez që kur Izraeli filloi luftën e tij gjenocidale në Gaza në fillim të tetorit 2023.
Nahale, i cili zhvilloi takime të gjera me liderë të lartë iranianë, vuri në dukje se Irani pagoi çmime të mëdha, përfshirë sanksionet, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj popullit palestinez. Ai shprehu në mënyrë të veçantë mirënjohjen e tij për liderin e Revolucionit Islamik, Ajatollah Sejjid Ali Khamenei, për mbrojtjen e fuqishme të kauzës së drejtë dhe legjitime të palestinezëve.
Nahale gjithmonë ka përmendur mbështetjen e Iranit për rezistencën palestineze. Në një intervistë të bërë me një rrjet mediatik me bazë në Irak në vitin 2023, udhëheqësi palestinez tha se Republika Islamike e Iranit pagoi për rindërtimin e çdo shtëpie që Izraeli shkatërroi në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe shtoi se: "Nëse i llogaris të gjitha paratë që iranianët u kanë paguar palestinezëve në këto 30 vjet, do të ishin miliarda dollarë. Në të njëjtën periudhë, vendet arabe nuk shpenzuan as 100 dollarë në këtë rrugë."
Në fjalimin e tij të bërë para 5 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Jeruzalemit, Sekretari i Përgjithshëm i Xhihadit Islamik tha: "Ne zbuluam se vëllezërit tanë arabë dhe muslimanë nuk mund t'i japin as një gotë ujë të eturve" dhe më pas vlerësoi mbështetjen e Iranit ndaj kombit palestinez dhe përpjekjet e tij për të mbështetur dhe forcuar rezistencën.
Mbështetja e fortë nga udhëheqja iraniane
Kreu i Byrosë Politike të lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas, Ismail Haniye, nuk humbi asnjë rast për të shprehur mbështetjen e Iranit ndaj Palestinës.
Haniye, i cili u takua me liderë të lartë iranianë, duke përfshirë edhe udhëheqësin e Revolucionit Islamik, gjatë vizitës së tij në Teheran në fund të muajit të kaluar, nënvizoi se "Hamasi vlerëson qëndrimin e Iranit ndaj Palestinës".
Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, e përshkroi armëpushimin e nëntorit të vitit 2023 si një fitore "politike dhe ushtarake" për frontin e rezistencës dhe falënderoi Republikën Islamike për mbështetjen e fortë ndaj popullit palestinez dhe rezistencës në mes të luftës gjenocidale të Izraelit.
Haniye shprehu mirënjohjen për "mbështetjen e fortë të lidershipit, presidencës, qeverisë dhe popullit iranian", si dhe për "mbështetjen aktive diplomatike të ministrit të jashtëm iranian për çështjen palestineze dhe popullin e saj, veçanërisht gjatë luftës së vazhdueshme të Izraelit kundër Gazës".
Haniye, i cili prej vitesh ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Iranin, përshëndeti edhe komandantin e antiterrorizmit, gjeneralin Kasim Syleimanin, i cili u vra në një sulm me dron amerikan në Bagdad në janar të vitit 2020, si një "martir i Jeruzalemit".
Haniye tha në vitin 2021 se Hamasi ka një "marrëdhënie strategjike me vëllezërit e tij në Republikën Islamike të Iranit, me Hezbollahun dhe me shumë të tjerë në rajon" dhe deklaroi se "nuk është sekret fakti se Irani luajti një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e fuqisë së vërejtur gjatë Betejës së Shpatës së Jeruzalemit" dhe tha se pa Iranin, udhëheqja palestineze nuk do të kishte bërë përparim.
Edhe në vitin 2019, Haniye ishte shprehur se: "Unë do të doja të ritheksoja se ne nuk do t'i kishim këto aftësi pa mbështetjen e Iranit për rezistencën në Palestinë. Në të vërtetë, ummeti ynë na braktisi. Ndërsa Irani na mbështeti me armë, pajisje dhe ekspertizë, ummeti ynë na braktisi në momentet tona më të vështira”.
Imam Khomeini, përkrahës i Palestinës
Një tjetër udhëheqës palestinez që thekson vazhdimisht mbështetjen e Iranit është Yahya al Sinwar, udhëheqësi i Hamasit në Gaza dhe organizatori i Operacionit Stuhia Al - Aksa.
Në një deklaratë që bëri vitin e kaluar, Sinvar ka pranuar rolin e luajtur nga Republika Islamike e Iranit në mbështetjen e forcave të rezistencës në Palestinë kundër pushtimit izraelit dhe u shpreh se: "Ne e kemi sjellë forcën e rezistencës në Gaza deri në këtë pikë me mëshirën e Zotit. Me mbështetjen financiare, logjistike dhe teknike të Iranit..."
Sinvar vlerësoi po ashtu rolin e Imam Khomeinit në sjelljen e çështjes palestineze në rendin e ditës në mbarë botën: "Imam Khomeini e përcaktoi të premten e fundit të Ramazanit si ditë globale për Jerusalemin. Umeti islam dhe njerëzit e lirë të botës e festojnë këtë ditë për ta mbajtur Jerusalemin gjallë në ndërgjegjen e Umetit dhe të botës."
Sinvar gjithashtu përshëndeti edhe kontributin e Udhëheqësit të Revolucionit Islamik Ayatollah Khamenei në çështjen palestineze.
Sinvar ishte shprehur se: "Shqetësimi i madh i Udhëheqësit Suprem të Revolucionit, Imam Khamenei, Allahu e ruajt, në ndërtimin dhe mbështetjen e forcave të rezistencës për Jerusalemin dhe Al Aksa dhe për të arritur qëllimin e çlirimit... dhe gjithashtu Pjesëmarrja e Presidentit Ibrahim Raisi në këtë rrugë…”
Në konferencën për shtyp që mbajti në vitin 2021, Sinvar shprehu mirënjohjen e tij për Republikën Islamike që bëri çmos për të mbështetur rezistencën palestineze:
"Na dhanë para, armë dhe ekspertizë. Me hir të Zotit na mbështetën në çdo gjë. Ata meritojnë lëvdata të mëdha. Ata nuk ishin me ne në terren, por ishin me ne falë këtyre aftësive me të cilat ne shtypëm dhe e tronditën armikun... Me mëshirën e Zotit, ata na mbështetën në çdo gjë.”
Në deklaratën e tij për mediat të bërë në vitin 2019, Al Sinvar kishte thënë se "Hamasi goditi Tel Avivin me 170 raketa në vitin 2014, dhe mes tyre ishin raketat Fajr të furnizuara nga Irani".
Sinvar deklaroi po ashtu se shumica e raketave janë prodhuar në vend, por "ato janë prodhuar me mbështetjen financiare dhe teknike të Iranit".
Yahya Sinvar gjithashtu u shpreh se: "Unë do të doja të theksoja përsëri se ne nuk do të kishim këto aftësi pa mbështetjen e Iranit ndaj rezistencës palestineze. Në të vërtetë, vendet tona arabe na braktisën... Irani na mbështeti me armë, pajisje dhe ekspertizë."
Mbështetja e Iranit për Stuhinë Al Aksa
Në një nga videot virale pas ngjarjeve të 7 tetorit, Abu Ubeida, zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit, Brigadave Al-Qassam, shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që mbështetën rezistencën, duke e veçuar Iranin.
Abu Ubeida u shpreh se: "Meqë Allahu na ka nderuar me këtë zhvillim [Stuhinë Al-Aksa], këtë fitore dhe këtë poshtërim të armikut, ne duhet të falënderojmë ata që Allahu i ka bekuar të marrin pjesë në këtë zhvillim, veçanërisht Republikën Islamike të Iranit."
Abu Ubeida tha: "Irani nuk na kurseu para, armë dhe ndihma të tjera dhe na ndihmoi në rezistencën tonë duke siguruar raketa që shkatërruan bastionet sioniste gjatë luftërave tona kundër pushtuesit, si dhe raketa cilësore antitank që shtypën tankun legjendar sionist Merkava."
Në vitin 2022, zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit kishte falenderuar Udhëheqësin e Revolucionit Islamik, Ayatollah Seyyed Ali Khamenei, për mbështetjen e vazhdueshme të Palestinës dhe rezistencës së saj pavarësisht vështirësive dhe pengesave.
Përfaqësuesi i Hamasit në Liban, Ahmed Abdulhadi, kishte thënë në nëntor të vitit të kaluar se roli i Iranit ishte "të mbështesë Palestinën".
Abdulhadi e përshkroi si "martir i Jeruzalemit" gjeneralin Syleimani dhe e vlerësoi për rolin e tij në tejkalimin që bënë palestinezët ndaj bllokadës së vendosur nga regjimi sionist ndaj Gazës, si dhe dha këto informacione të rëndësishme:
"Ideja e tunelit erdhi nga dy persona. I pari është komandanti dëshmor Imad Mughniye, ndërsa i dyti Haxhi Kasim Sulejmani. Gjenerali Suleimani ka qenë në Gaza më shumë se një herë dhe ka qenë i përfshirë në zhvillimin e strategjisë së mbrojtjes së Gazës që nga fillimi."
Kapacitetet ushtarake të Iranit dhe Palestinezëve
Talal Naci, sekretari i përgjithshëm i një grupi socialist palestinez, tha në një intervistë të bërë në vitin 2021 se Republika Islamike "ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e aftësive ushtarake të rezistencës palestineze nëpërmjet trajnimit dhe teknologjisë së armëve dhe ka bërë shumë përpjekje në këtë drejtim”.
Po ashtu, Talal Naci deklaroi se Irani gjithashtu ofron informacion teknologjik për prodhimin e armëve për komandantët e rezistencës palestineze në Gaza dhe Bregun e pushtuar Perëndimor.
Nga ana tjetër, zyrtari i Xhihadit Islamik Palestinez, Ramiz Al Halebi, i dënuar me burg nga regjimi, ka shprehur vazhdimisht admirimin e tij për rolin e Iranit në mbështetjen e grupeve të ndryshme të rezistencës.
Në një program televiziv ku mori pjesë në vitin 2021, Al Halebi u shpreh:
"Linjat kryesore të fitoreve të fundit në Palestinë janë vizatuar me gjakun e Kasim Syleimanit dhe Iranit...Boshti midis Jeruzalemit dhe Bejrutit, midis Jeruzalemit dhe Bagdadit, midis Jeruzalemit dhe Damaskut, midis Jeruzalemit dhe Sanaa, dhe më e rëndësishmja, midis Jerusalemit dhe Teheranit... Ky është një bosht fitimtar."
"Unë jam krenar të them se raketat e përdorura për të goditur Tel Aviv kishin firmën e Iranit, Kasim Sylejmanit. Raketat Kornet që përdorim për të hedhur në erë tanket izraelite, krenarinë e Izraelit dhe industrisë botërore të mbrojtjes, janë raketat e Kasim Sylejmanit dhe Iranit. Ata që përdorin këto armë janë trajnuar nga vëllezërit tanë në Gardën Revolucionare; këtë e themi hapur dhe me zë të lartë."
Ky ish i burgosur, zyrtar i Xhihadit Islamik, vazhdoi:
"Pothuajse çdo shtëpi në Gaza ka një fotografi të Kasim Sylejmanit dhe [stemën] e Republikës Islamike. Ekziston edhe një foto e Fondacionit të Ndihmës Imam Khomeini. Vulat e Kasim Sylejmanit dhe Republikës Islamike të Iranit janë në pjatat në të cilat hanë iftarin ata që agjërojnë gjatë Ramazanit, myslimanët sunitë shafii që jetojnë në rajonet e Rripit të Gazës nga Rafah deri në Beit Hanoun."
“I lutem Zotit që ta shpërblejë Iranin në emrin tim dhe në emër të popullit palestinez. Janë ata të cilët na mbështesin me armë, para dhe ushqime”.
Burimi : Press Tv