Palestina dhe rëndësia e saj sipas Sejid Ali Khameneit (5)
1- Truku i paqes
Truku i sotëm i sionistëve dhe i mbrojtësve të tyre - sigurisht që qeveria amerikane është mbështetësi i tyre më i rëndësishëm, është përdorimi i fjalës së bukur “paqe”. Paqja, natyrisht është një gjë shumë e mirë. Po ku është paqja dhe me kë?! Hyn një person në shtëpinë tuaj dhe ju thyen me forcë derën, ju rreh, ju fyen familjen dhe fëmijët tuaj dhe merr dy dhoma e gjysmë nga tri dhomat tuaja për të banuar, pastaj ju thotë pse ankoheni për këtë pa arsye e pse kundërshtoni e grindeni gjithmonë, ejani të pajtohemi dhe të jetojmë në paqë! A kjo është paqja?! Agresioni është natyra e regjimit sionist, i cili u krijua dhe vepron mbi bazën e forcës, të dhunës dhe të mizorisë. Po të mos ishin këto baza, ky regjim uzurpues nuk do të ishte aty ku është sot. Ata thonë: Le të pajtohen me këtë regjim! Nëse sionistët janë të bindur për të drejtën e tyre - domethënë, nëse ata ua lënë atdheun, që është Palestina pronarëve të saj dhe shkojnë në punët e tyre, ose nëse marrin leje nga qeveria palestineze që një numër ose të gjithë të qëndrojnë në atë vend – atëherë, askush nuk do t'i luftojë ata. Lufta bëhet se ata hynë me dhunë dhe përdhunim në shtëpitë e të tjerëve dhe i dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe tani po i shtypin. Edhe sot e kësaj dite, ata vazhdojnë të shtypin të gjitha vendet e rajonit dhe përbëjnë një kërcënim për të gjithë. Kështu që, ata e duan paqen si një premisë për agresionin e mëvonshëm. Nëse ka paqe, kjo është një premisë që më pas të sulmojnë dhe të përdhunojnë në një mënyrë tjetër.
2- Projekti i dorëzimit të Palestinës përballë Izraelit
Një nga çështjet e parashtruara tani, për ta lënë në harresë çështjen e Palestinës dhe për të mos lejuar që ajo të ngrihet në opinionin publik të Ymetit Islam, janë këto të ashtuquajturat negociata paqeje, që janë duke vazhduar midis një grupi palestinezësh dhe izraelitëve. E kemi fjalën për procesin e dorëzimit dhe qeverinë e të ashtuquajturit Autoriteti Palestinez. Ky, nga ana tjetër, është një nga kurthet dhe mashtrimet më të shëmtuara izraelite, ku, për fat të keq kanë rënë një numër myslimanësh dhe palestinezësh. E përse? Sepse, mbi bazën e supozimeve më të mira, nëse të gjitha detyrimet që izraelitët morën mbi vete, do të përmbusheshin në një nga negociatat që ata zhvilluan, ajo që do të merrte ai grupi palestinez është pak më shumë se katër për qind e tokës së Palestinës! Kjo do të thotë se nga kjo tokë palestineze, e cila është tërësisht pronë e palestinezëve, atyre u takon katër për qind e saj! Dhe ky katër për qind nuk është në një vend, por i shpërndarë në pjesë të veçanta!
Ata njerëz që u thanë të vinin dhe të formonin një autoritet, nuk i lejuan kurrë të vepronin si qeveri. Ata i kërkuan të shkonin atje dhe të monitoronin palestinezët në atë zonë që të mos ishin aktivë kundër qeverisë izraelite! Pra, atyre iu dha një zonë e vogël, e shpërndarë, e kufizuar dhe jo e plotë, që nuk mund t’u menaxhoka si vend! Ajo që ata duhet të bëkan në këmbim, është të punojnë kundër muxhahedinëve palestinezë brenda territoreve të pushtuara, përveç asaj që po bëjnë shërbimet izraelite të sigurisë! Tradhtia e atyre që kryejnë veprime të tilla në emër të palestinezëve është më e shëmtuar, më e tmerrshme dhe më e keqe se të gjitha tradhtitë e deritanishme ndaj Palestinës. Ata ende nuk kanë bërë asgjë për popullin e Palestinës dhe nuk mund të bëjnë asgjë.
3- Logjika e dorëzimit të arabëve përballë Izraelit
Qeveritë arabe thoshin: Ne nuk jemi më palestinezë se vetë palestinezët! Ajo që kërkojnë palestinezët, duhet ta bëjnë vetë palestinezët.
Çështja e Palestinës është çështja e botës islame. Është çështje e një detyrim hyjnor dhe islam - përveç aspekteve politike, ekonomike dhe të sigurisë. Mbi gjithçka, ajo është çështje hyjnore. Por, edhe nëse një person nuk beson në Zot dhe dëshiron të punojë vetëm për popullin e Palestinës, ai duhet të shohë se çfarë thotë i gjithë populli palestinez. Populli palestinez është sot ai, fëmijët e të cilit janë të burgosur në burgjet e regjimit uzurpues. Ka dhe dhjetëra herë më shumë prej tyre që ngrenë zërin dhe kryejnë operacione në rrugë, në xhaminë Al Aksa, në tregje dhe në të gjitha tokat e uzurpuara. Ka një pakicë të vogël, që u lakmua dhe shkoi dhe iu dorëzua armikut. Këta nuk janë populli palestinez, që të mund të thuhet se ne nuk jemi më palestinezë se bijtë e Palestinës.
4- Arsyeja e dështimit të kryengritjes së parë
Në atë kohë - në kohën e Kryengritjes (intifadës) së Parë - një atmosferë dorëzimi u përhap gradualisht në rajon: Zemrat e disa njerëzve anonin nga Amerika. Një grup tjetër besonte se nuk ishte e mundur të përballohej ai presion politik dhe atmosfera e pafavorshme ndërkombëtare dhe se nuk kishte rrugë tjetër, veçse të pranonte dorëzimin në kushtet e diktuara nga Amerika dhe Izraeli. Pas zhvillimeve që dëshmoi rajoni në atë kohë, u krijua terreni për ta çuar më tej këtë teori. Në kohën e Kryengritjes së Parë gjithmonë propozoheshin dy metoda për t'u marrë me Izraelin:
E para, konfrontimi ushtarak midis ushtrive arabe dhe ushtrisë izraelite - në të cilin thuhet se të gjitha përvojat e mëparshme të ngjashme ishin të dështuara.
E dyta, metoda e dorëzimit që çon në përmbushjen e kërkesave të Izraelit me mjete paqësore dhe siguron që aftësitë ushtarake të vendeve arabe të mos rriten në këmbim të tërheqjes së tij nga një pjesë e territoreve të pushtuara - ngjashëm me atë që ndodhi në Camp David. Modeli i rezistencës nuk ishte në tavolinë në atë kohë dhe thuhej se nuk gëzonte pranim të përgjithshëm.
5- Rezultatet e projektit të dorëzimit në Oslo
Në Kryengritjen e mëparshme, populli palestinez pësoi humbje të mëdha dhe dha shumë dëshmorë dhe shumë njerëz u bënë të paaftë fizikisht për hir të Islamit dhe të çlirimit të tokës islame. Bisedimet e Oslos e ndaluan përfundimisht Kryengritjen. Madje, as planifikuesit dhe mbrojtësit palestinezë të Oslos nuk e mbrojnë më sot, sepse praktikisht e kuptuan se Izraeli kishte për qëllim vetëm të zgjidhte problemin e tij, pra të shpëtonte nga konfrontimi me muxhahidët e gurit dhe të zvogëlonte dobësinë dhe brishtësinë e tyre. Nëse i dha diçka të paktë palës palestineze dhe e quajti dhënie privilegjesh, atëherë kjo ishte vetëm për të shuar zjarret e Kryengritjes dhe për të zvogëluar goditjet që mori. Kush I mori goditjet Izraeli? Prof Hajriu pyet
Sapo zbuloi Kush,kujt Prof Hajriu pyet se problemi i tij ishte zgjidhur dhe gabimisht ndjeu se populli palestinez nuk ishte më në gjendje të rifillonte kryengritjen (intifadën), rezistencën dhe konfrontimin me ta, izraelitët ndaluan së dhëni edhe ato privilegje të thjeshta dhe shfaqi lakminë e tij. Procesi i dorëzimit dhe projekti i Oslos e vendosën popullin e Palestinës në një gjendje që u dëshmoi atyre se nuk kishin zgjidhje tjetër, veç revolucionit.
6- Tradhtia ndaj çështjes palestineze
Po bëhen përpjekje për ta harruar plotësisht atë që quhet populli palestinez. Sikur nuk ka tokë që quhet Palestinë apo ndonjë popull që e zotëron këtë tokë! Kështu e përgatitën rrugën! Kush,Prof Hajriu pyet Njerëzit shohin me çudi, konfuzion dhe keqardhje të madhe se disa njerëz dorëzohen! Kjo është ajo që po ndodh sot. Ata Kush,Prof Hajriu pyet sjellin një grup të quajtur palestinezë në një pjesë të tokës së madhe të Palestinës dhe u japin atyre atje - pra në katër përqind të vendit të Palestinës - sovranitet të rremë, jo të plotë, sipërfaqësor, joreal dhe në këmbim ata Kush, sionistët pyet Prof Hajriu kërkojnë prej tyre të harrojnë çështjen e Palestinës dhe tokën e popullit. Çdo palestinez që përmend emrin e popullit palestinez, vendin e Palestinës apo historinë e Palestinës shtypet nga të njëjtët njerëz që bënë këtë marrëveshje humbëse!
7- Tradhtia e Palestinës nga sundimtarët arabë
Sionistët dhe mbrojtësit e tyre, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, morën në dorë situatën e iniciativës për ngritjen e parullave të dorëzimit dhe vazhdimin e pushtimit uzurpues të Palestinës dhe i çuan kundërshtarët e tyre ku deshën.
Në të kaluarën, disa qeveri myslimane, deri edhe vendet e vijës së parë, goditën me hanxharet e tyre nga pas shpine! Heshtja e kënaqshme e shumicës së krerëve të vendeve arabe, e shoqëruar ndonjëherë edhe me tradhti të plotë - përveç pozicioneve poshtëruese dhe tradhtare të atyre që pretendojnë të udhëheqin popullin palestinez, janë hallka të ndërlidhura në zinxhirin e tradhtisë, të padrejtësisë, të agresionit që kërkon ta mbajë tokën islame të Palestinës të uzurpuar përgjithmonë dhe populli i saj i plagosur e i shtypur të jetë gjithmonë i burgosur dhe i shpërngulur.
Heshtja dhe dorëzimi tradhtar i shumë qeverive arabe - disa prej tyre shfaqeshin edhe indiferente dhe alergjike ndaj fatit të Palestinës, i çuan punët deri në pikën ku regjimi uzurpues sionist guxoi të pretendonte sërish dhe publikisht Izraelin e Madh, pasi e kishte mbajtur këtë për vite të tëra në fshehtësi dhe mbulim. Izraeli i përsëriti me paturpësinë më të madhe qëllimin e tij të ndyrë që ishte uzurpimi i tokave të tjera të vendit islam, Palestinës.
Vazhdon…
Palestina Dhe Rëndësia E Saj Sipas Sejid Ali Khameneit (6)
1- Fuqia e popullit Arroganca kolonializuese nuk e di se ka një fuqi përtej fuqisë ...