Palestina dhe rëndësia e saj sipas Sejid Ali Khameneit (4)
1- Zgjidhja diplomatike e çështjes palestineze
Për problemin e vështirë palestinez, gjithmonë propozohen dy lloje zgjidhjesh. Njëra nga dy zgjidhjet është e gabuar; zgjidhja e dytë është e drejtë. Zgjidhja e gabuar është të negociosh me uzurpatorin, i cili nuk u përmbahet vlerave njerëzore, ligjeve ndërkombëtare, a vendimeve të organizatave ndërkombëtare për të arritur një pikë marrëveshjeje me të. Kjo zgjidhje është e gabuar në çfarëdo mënyre. Izraeli ka vërtetuar se nuk i përmbahet asnjë nënshkrimi, që nënshkruan. Edhe nëse nënshkruan, nuk do u përmbahet marrëveshjeve dhe nënshkrimeve të tij. Një zgjidhje, ku mësymësit i hidhet ushqim në gojë për ta shëndoshur dhe për ta mësyer, kjo nuk është zgjidhje. Kjo është përvoja e shtatëdhjetë viteve të çështjes palestineze. As vendimet e Kombeve të Bashkuara nuk kanë dhënë efekt kundrejt çështjes palestineze. Edhe pse Amerika, e cila mbron sionistët, i ka firmosur këto vendime, uzurpatori nuk i zbaton ato.
Zgjidhja logjike është zgjidhja me të cilën detyrohen të pajtohen të gjitha ndërgjegjet e vetëdijshme në botë dhe të gjithë ata që besojnë te konceptet bashkëkohore. Ajo zgjidhje është: Popullit palestinez t'i lejohet të shprehë mendimin e vet. Të gjithë ata që u dëbuan nga Palestina, sigurisht, nëse dëshirojnë, të kthehen në tokën e Palestinës dhe në shtëpitë e tyre. Kjo është zgjidhje logjike. Të zhvendosurit në Liban, Jordani, Kuvajt, Egjipt dhe në pjesën tjetër të vendeve arabe, të kthehen në shtëpitë e tyre në Palestinë dhe të mbahet një referendum, në të cilin të marrin pjesë myslimanë, të krishterë dhe çifutë që ishin në Palestinë para vitit 1948 (viti i themelimit të shtetit të rremë izraelit). Nëpërmjet këtij referendumi të përgjithshëm, të zgjedhin qeverinë që do të qeverisë tokën e Palestinës. Kjo është demokracia. Pse demokracia qenka e mirë dhe e dobishme për të gjithë botën dhe jo për popullin e Palestinës?! Pse të gjithë njerëzit në botë e përcaktojnë vetë fatin e tyre, ndërsa populli i Palestinës nuk paska të drejtë ta bëjë këtë?!
Askush nuk dyshon se regjimi pushtues në Palestinë është sot një regjim që e ka marrë pushtetin me dhunë, me dredhi, me mashtrim dhe me shtypje. Sionistët nuk erdhën me mjete paqësore. Ata erdhën me hile dhe mashtrime, me forcë armësh dhe presion, e janë regjim i imponuar.
Le të mblidhet populli palestinez, të votojë dhe të zgjedhë sistemin e qeverisjes në vendin e vet. Ai shtet dhe ajo qeverisje që do të formohet, të marrë vendim për ata që erdhën në Palestinë pas vitit 1948, cilido qoftë vendimi i tij. Nëse ai vendos që ata të qëndrojnë, le të qëndrojnë dhe nëse vendos të largohen, le të ikin. Kjo është një zgjidhje që merr parasysh zërat e popullit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe është në përputhje me logjikën aktuale të botës.
2- Presioni mbi entitetin sionist
Uzurpuesi nuk e pranon zgjidhjen logjike me gjuhë të sjellshme. Këtu, të gjitha palët në këtë çështje duhet ta konsiderojnë veten përgjegjës - qofshin vendet arabe, vendet islame apo popujt myslimanë në të gjitha anët e botës, veçanërisht vetë populli palestinez, si dhe forumet dhe qarqet ndërkombëtare. Secili ka përgjegjësinë për të ngulmuar në arritjen e kësaj zgjidhjeje logjike dhe të mundshme. Askush të mos thotë se një gjë e tillë qenka ëndërr, fantazi dhe e pamundur. Jo. Është e mundur. Vendet e Detit Baltik u kthyen dhe u bënë të pavarura pas më shumë se dyzet vjet që ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik. Edhe vendet e rajonit të Kaukazit, disa prej të cilave ishin nën autoritetin e Rusisë cariste rreth njëqind vjet para themelimit të Bashkimit Sovjetik, u bënë të pavarura: Kazakistani, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe një pjesë tjetër e këtyre vendeve sot janë të pavarura. Pra, është një zgjidhje e mundshme. Por kërkon vullnet, vendosmëri, guxim, njerëz trima, të përgatitur dhe të patrembur. Dhe prandaj, detyra bie mbi qeveritë. Qeverive arabe u takon të qëndrojnë në ballë dhe në krye të të gjitha qeverive. Qeveritë arabe sot mund të avancojnë dhe të arrijnë dashurinë dhe mbështetjen e popujve të tyre nëpërmjet çështjes palestineze. Nëse aksh shtet e aksh qeveri do të mbështetej nga populli i tyre, atëherë Amerika nuk do të mund t'i bënte asgjë dhe kjo qeveri nuk do t'i frikësohej Amerikës dhe nuk do të kishte më nevojë të hidhte sytë nga Amerika dhe orbita e saj.
3- Përdorimi i armës së naftës
Një nga veprat e rëndësishme që mund të bëjnë vendet arabe është që eksportuesit e naftës të përdorin naftën e tyre. Fjalët që thonë perëndimorët në mbarë botën për mospërdorimin e armës së naftës, nuk janë të vërteta. Nafta është pronë e popullit dhe ai duhet të përfitojë prej saj. Amerikanët i përdorin grurin, kulturat bujqësore dhe ushqimet si armë dhe këtë e bëjnë në shumë rajone të botës. E përse vendet islamike dhe arabe nuk e gëzokan këtë të drejtë?! Në mbështetje të popullit palestinez, qeveritë arabe dhe islame le ta ndërpresin në mënyrë simbolike naftën për vetëm një muaj nga të gjitha vendet, që kanë marrëdhënie të mira me Izraelin! Bota sot posedon lëvizjen - lëvizjen e fabrikave, ndriçimin dhe energjinë elektrike, dhe ngrohjen, të cilat janë tri elementet kryesore të jetës së tyre. Ata i kanë këto falë naftës së vendeve islame. Nëse nuk kanë naftë, fabrikat, ndriçimi dhe ngrohja do të ndalen.
4- Ndihma financiare për popullin e Palestinës
Ndihma financiare për palestinezët nuk është çështje e posaçme e shteteve që të thuhet se aksh shtet ka paguar dhjetë milionë dollarë, ose njëzet milionë dollarë, ose pesëdhjetë milionë dollarë dhe nuk dihet se ku janë dhënë këto para, si janë dhënë dhe kujt i janë dhënë. Populli palestinez sot ka nevojë për ushqim dhe ilaçe. Populli palestinez nuk është lypës; përkundrazi, është fisnik nën autoritetin e armiqve të tij. Është detyrë e të gjithëve ta ndihmojmë. Shihe edhe nje here, prof Hajriu thone nuk ju kuptoj
Nëse supozojmë se çdo individ në të gjithë botën islame - në Iran dhe në vendet e tjera - i dha vetëm një mijë tomanë popullit të Palestinës, a mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhte?! A e dini se sa efekte do të ketë për popullin e Palestinës dhe jetën e tij një miliardë tomanë? Lart e ken je mije tomane, mos duhen shifrat njesoj? Shihe Atëherë, le të përgatiten dhe t’i dërgohen atij ushqime, ilaçe dhe gjithçka që u nevojitet për të përballuar dhe për të rezistuar.
5- Rruga e shpëtimit të Palestinës
Ajo që regjimi sionist pushtues i ka shkaktuar Palestinës dhe popullit të saj në dekadat e fundit është një përvojë e mjaftueshme për të vërtetuar se nuk ka absolutisht asnjë shpresë për të kërkuar ndihmë nga fuqitë që dominojnë botën dhe pasuesit e tyre në rajon për të shpëtuar Palestinën. Revolucioni i Madh Islamik në Iran ka vërtetuar se çelësi për zgjidhjen e problemeve të mëdha është në duart e vetë popujve. Vullneti i njerëzve është ai që do të mbizotërojë mbi masat dhe vullnetin e fuqive dominuese, nëse ata mbështeten te Zoti dhe te premtimet e Zotit. Sot, roli i popujve është dëshmuar më shumë se më parë përmes ngjarjeve që kanë ndodhur në shumë rajone të botës. Përballë brutalitetit të regjimit sionist që ka uzurpuar Palestinën, ekziston vetëm vullneti i popullit palestinez që të qëndrojë i patundur dhe t'i imponojë armikut tërheqje dhe disfatë përmes rezistencës së tij burrërore. Populli palestinez nuk duhet dhe nuk mund t’i kërkojë lirinë dhe të drejtat e tij të vërteta në konferenca dhe takime të liderëve arabë. Nëse këto takime dhe mbledhje janë ogurzeza dhe negative për palestinezët e shtypur, ato janë të padobishme.
6- Rezistenca është rruga për të shpëtuar popullin palestinez
Shpëtimi i Palestinës nuk vjen duke lajkatur Kombet e Bashkuara, fuqitë hegjemoniste apo regjimin uzurpues. Rruga e shpëtimit është vetëm qëndresa dhe qëndrueshmëria, duke bashkuar fjalën e palestinezëve dhe fjalën e monoteizmit, e cila është një pasuri e pafund për lëvizjen xhihadiste. Shtyllat e kësaj qëndrese janë, nga njëra anë, grupet luftarake palestineze dhe të gjithë bijtë besimtarë qëndrestarë të popullit palestinez, brenda dhe jashtë vendit. Dhe, nga ana tjetër, janë qeveritë myslimane dhe popujt myslimanë në të gjitha anët e botës, veçanërisht dijetarët fetarë, intelektualët dhe elitat politike dhe universitare. Nëse këto dy shtylla të fuqishme qëndrojnë të forta, nuk ka dyshim se ndërgjegjet, zemrat dhe mendimet e gjalla, që nuk janë shtrembëruar nga magjia e mediave të perandorisë së lajmeve të arrogancës dhe sionizmit, do t'u vijnë në ndihmë të drejtëve dhe të shtypurve në çdo rajon të botës dhe aparatin e arrogancës do ta vendosin përballë një stuhie idesh, ndjenjash e veprimesh. Qëndresa dhe durimi i muxhahidëve dhe i popullit palestinez, si dhe mbështetja dhe ndihma gjithëpërfshirëse për ta nga të gjitha vendet islame, do të jenë në gjendje të thyejnë më tej hajmalitë satanike për ta uzurpuar Palestinën. Energjia e madhe e Ymetit Islam mund të zgjidhë problemet e botës islame, duke përfshirë problemin e menjëhershëm dhe të ngutshëm të Palestinës.
7- Për fat të mirë, populli palestinez është zgjuar
Zgjimi islamik i popullit palestinez e ka ndriçuar shumë horizontin e së ardhmes. Brezi i ri në rritje i popullit palestinez sot po lufton në emër të Zotit dhe i përmbahet besimit të tij islam. Ky është një xhihad që ngjall shumë shpresë, dhe siç dëshmohet, armiku - qofshin sundimtarët e sionizmit apo të Amerikës, ose pjesa tjetër e mbrojtësve të Izraelit, ose tradhtarët e rajonit - janë të habitur dhe shumë të befasuar nga kjo lëvizje e re. Arroganca kapet pas të gjitha metodave për të shtrembëruar këtë lëvizje dhe për të errësuar drejtimin e vërtetë të xhihadit. Por Islami do ta shpëtojë Palestinën. Islami do ta rimarrë Palestinën nga duart e agresorëve. Brezi i ri palestinez është bërë i vetëdijshëm se nëse dëshiron të triumfojë mbi këtë poshtërim dhe shtypje të imponuar ndaj tij, mënyra për ta bërë këtë është përmes luftës dhe konfrontimit, jo duke u ulur prapa tryezës së bisedimeve, ku negociatorët nuk arrijnë në asgjë.
8- Nacionalizmi arab dhe çështja palestineze
Ndonjëherë dëgjojmë njerëz që thonë se Palestina është çështje arabe. Çfarë do të thotë kjo?
Nëse ajo që nënkuptohet me të është se arabët kanë ndjenja më të afërta dhe më të lidhura dhe janë të gatshëm të ofrojnë shërbime dhe xhihad më të madh, atëherë kjo është diçka e dëshirueshme. Por nëse kuptimi i kësaj thënieje është që liderët e disa vendeve arabe të mos i kushtojnë vëmendjen më të vogël thirrjes O myslimanë! të bërë nga populli palestinez - ndërkohë që ata bashkëpunojnë me armikun shtypës e uzurpues në një çështje të rëndësishme si për shembull tragjedia në Gaza dhe sulmojnë të tjerët, që nuk mund ta shpërfillin thirrjen e detyrës dhe u bërtasin atyre Pse po e ndihmon Gazën? - atëherë asnjë mysliman, as ndonjë arab me ndërgjegje të mirë, nuk do t'i pranojë këto fjalë dhe ata që i thonë, nuk do të jenë të përjashtuar nga faji dhe dënimi.
Palestina Dhe Rëndësia E Saj Sipas Sejid Ali Khameneit (6)
1- Fuqia e popullit Arroganca kolonializuese nuk e di se ka një fuqi përtej fuqisë ...