Palestina dhe rëndësia e saj sipas Sejid Ali Khameneit (3)
1- Rezultati i përçarjes në bashkësinë Islame
Nëse myslimanët do të ishin sot të bashkuar dhe nëse do të mbështeteshin te shpirti i Islamit, armiku nuk do të mund të ushtronte gjithë këtë torturë, presion, persekutim dhe dëm aq të qartë kundër popullit të Palestinës dhe mu në vatrat e tyre. Çështja e Palestinës gjakos zemrën e çdo njeriu që ka zemër, edhe nëse nuk është fetar praktikues. Çështja e Palestinës e largon rehatinë dhe qetësinë.
2- Detyra e mbrojtjes së popullit palestinez
Mbrojtja e popullit të shtypur të Palestinës dhe e kryengritjes së tij të guximshme është detyra islame për të gjithë ne. Sot ekziston një popull mysliman me fytyrë të gjakosur që kërkon ndihmën e Ymetit Islam mu në fushëbetejë. Nuk do ta harroj kurrë klithmën e asaj gruaje myslimane që thirri me zë të ngjirur para kamerës së reporterit: “O myslimanë!…” Të gjithë myslimanët dhe arabët duhet të mbrojnë legjitimitetin e luftës së popullit palestinez. Në forumet ndërkombëtare duhet theksuar me forcë se njerëzit e pambrojtur, të cilëve u janë grabitur të drejtat dhe që janë nën pushtim, kanë të drejtë të luftojnë për të fituar të drejtat e tyre.
Vazhdimi i kryengritjes dhe i rezistencës nga ana e popullit palestinez është e drejta e tij legjitime që respektohet nga ligjet ndërkombëtare, edhe pse, fatkeqësisht këto ligje zakonisht interpretohen në favor të vullnetit të arrogancës dhe të fuqive botërore. Myslimanët nuk mund të shikojnë shtypjen e përditshme të popullit palestinez dhe të heshtin. Izraeli duhet të kuptojë se vazhdimi i shtypjes së popullit palestinez dhe i zonave të banuara palestineze do të sjellë reagime reale të rënda, serioze nga të gjithë arabët dhe myslimanët.
3- Bota islame dhe çështja palestineze
a- Mbrojtja e Palestinës nga bota islame
Çështja e Palestinës është çështje islame parësore ndërkombëtare. Myslimanët prej vitesh sikur janë mësuar me uzurpimin e tokave të tyre. Çështja nuk është vetëm uzurpimi i tokave myslimane; është më shumë se kaq. Çështja është se armiqtë e botës islame e kanë bërë një pjesë të tokave myslimane hendek për të sulmuar radhët e myslimanëve dhe për të vepruar kundër vullnetit dhe lëvizjeve të tyre.
Këtu bëhet fjalë për gjendjen e një populli, shpërnguljen e tyre dhe shtypjen e tyre. Fjala është për uzurpimin e një vendi. Fjala është për praninë e një tumori kanceroz në zemër të vendeve islame dhe në pikëtakimin e lindjes dhe të perëndimit të botës islame. Fjala është për padrejtësinë e vazhdueshme brez pas brezi ndaj popullit mysliman palestinez.
Sot, kur kryengritja e përgjakshme islamike në territoret palestineze përfaqëson një rrezik real dhe serioz për pushtuesit gjakatar, metodat e armikut janë bërë më komplekse. Myslimanët në mbarë botën duhet ta marrin shumë seriozisht çështjen dhe të mendojnë për gjetjen e një zgjidhjeje.
Krijimi i shtetit hebre, ose më saktë i shtetit sionist në këtë rajon të botës islame ka në thelb realizimin e një qëllimi afatgjatë kolonializues arrogant. Krijimi i këtij shteti në këtë rajon të ndjeshëm, që përfaqëson pothuajse zemrën e botës islame - sepse lidh perëndimin e botës islame dhe Afrikën me lindjen e saj, Lindjen e Mesme, Azinë dhe Levantin dhe konsiderohet një trekëndësh midis Azisë, Afrikës dhe Europës - u bë për shkak të kontrollit të kolonialistëve në atë kohë ndaj botës islame. Në krye të tyre ishte shteti britanik.
Mënyra e duhur për t'u rezistuar uzurpuesve është ajo që vetë palestinezët kanë gjetur sot me – ndërmarrja e hapave e tyre të vendosur. Është detyrë e të gjithë myslimanëve t'u shtrijnë dorën ndihmëtare në këtë mbrojtje të shenjtë. Nuk ka tradhti më të madhe sot sesa neglizhenca e qeverive myslimane ndaj çështjes palestineze. Shteti uzurpues ka arritur nivelet e tij ekstreme të brutalitetit dhe faraonizmit dhe ka dëshmuar se për të arritur qëllimet e tij të rrezikshme ekspansioniste, është i gatshëm të kryejë çdolloj krimi. Kryengritja islame e popullit palestinez është argument për të gjithë dhe tregon se, pavarësisht presioneve gjithëpërfshirëse të ushtruara nga armiku dhe tradhtisë së atyre, që pretendonin se ishin miq, fara e qendresës nuk u tha, por, përkundrazi hodhi rrënjë, lulëzoi dhe dha më shumë fryte. Prandaj, është detyrë e të gjithë popujve dhe e të gjitha qeverive që me ndershmëri ta konsiderojnë çështjen islame të Palestinës si një nga çështjet e tyre parësore dhe t'i ofrojnë ndihmë asaj - aq sa munden.
Nuk ka asnjë ndryshim midis të gjitha shkollave të njohura të mendimit islam dhe të gjithë juristët pajtohen se nëse një pjesë e tokës islame pushtohet nga armiqtë e Islamit, atëherë të gjithë duhet ta konsiderojnë detyrë të tyre xhihadin dhe veprën për ta kthyer atë pjesë toke të pushtuar në tokën islame.
Le ta dijë populli palestinez - mbi të cilin sot janë ngulitur sytë e botës islame - se zemrat e Ymetit Islam e admirojnë, e inkurajojnë dhe luten për të. E, nëse rruga do të ishte e hapur për ndihmë, Ymeti Islam sot do të dërgonte ndihma atje, pavarësisht nëse qeveritë duan apo nuk duan. Ymeti Islam kurrë nuk do të heqë dorë nga Palestina dhe nuk do të mbyllë sytë para të rinjve të Palestinës.
b- Mbrojtja e Palestinës nga qeveritë islamike
Qeveritë myslimane pritet t'i ofrojnë popullit palestinez mundësitë e nevojshme për mbrojtje. Gjithashtu, pritet të bëjnë presion politik ndaj atyre që mbrojnë interesat e sionistëve në botë. Ato mund ta bëjnë këtë në marrëdhëniet e tyre dypalëshe dhe në qarqet ndërkombëtare, në dialogjet publike dhe në negociata private. Për sa kohë që agresori nuk ndalon krimet e tij, populli palestinez - i cili me të drejtë po mbron të drejtat e tij - ka të drejtë të vetëmbrohet.
c- Populli iranian mbron popullin palestinez
Populli iranian i ka mbrojtur gjithmonë popujt e shtypur, që vuajnë nën zgjedhën e arrogancës dhe do të vazhdojë t'i mbrojë ata. Populli iranian qëndron dhe do të qëndrojë përkrah popullit mysliman palestinez, që po luftëton kundër sionizmit kriminel. Populli iranian i këshillon vëllezërit e tij palestinezë që të vazhdojnë luftën kundër armikut pushtues dhe mbrojtësve të tij. Ta vazhdojë këtë rrugë duke u mbështetur te Zoti derisa të eliminohet shteti pushtues sionist. Populli i madh iranian dhe forcat mobilizuese besnike dhe sakrifikuese në Iran e konsiderojnë mbrojtjen e Palestinës një detyrë fetare dhe nuk e shohin atë si një qëllim, që nuk mund të arrihet.
4- Përdorimi i mediave për të mbrojtur Palestinën
Pas Luftës së Dytë Botërore, hebrenjtë anembanë botës prodhuan qindra apo edhe mijëra filma për të përshkruar padrejtësinë që pësuan dhe për të treguar se ata janë të shtypur dhe ata me të cilët përballen - realisht ose jorealisht - janë shtypës. Padrejtësia me të cilën po përballet populli palestinez asnjë popull tjetër nuk është përballur ndonjëherë. Fatkeqësisht, opinioni publik nuk është i vetëdijshëm për këtë padrejtësi.
Palestina Dhe Rëndësia E Saj Sipas Sejid Ali Khameneit (6)
1- Fuqia e popullit Arroganca kolonializuese nuk e di se ka një fuqi përtej fuqisë ...